Nedellkov: Deri të dielën do të vendosim për grevën

April 15, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov pas mbledhjes që kishte në Qeveri njoftoi se të dielën në mbrëmje do të merret vendim nëse do të vazhdohet apo jo greva në arsim, shkruan TV21. Nedellkov tha se ditëve në vijim Këshilli i SAShK-ut do të diskutojë në lidhje me argumentet që janë prezantuar nga Qeveria.

“Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dal me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën anëtarët tanë do të informohen për përfundimet që do t’i merr Këshilli, kështu që deri të dielën në mbrëmje do të dihet”, tha Nedellkov.

Nedellkov tha se ditëve në vijim Këshilli i SAShK-ut do të diskutojë në lidhje me argumentet që janë prezantuar nga Qeveria dhe se do të vendos nëse fëmijët do të kthehen në shkollë.

“Do të japim sqarim për kërkesën kryesore nga ana e Qeverisë, në interes të nxënësve dhe fëmijëve në shkollë, që greva të ndërpritet deri sa për nuk e di…dy, tre ditë deri sa përfundimisht të definohet propozimi i tyre”, tha Nedellkov.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të paktën 2 të vrarë në sulmet në qytetin jugor të Mykolaivit

Story i radhës

Vukadinoviç godet Putinin: Ushtria ruse e organizuar keq – po poshtërohet nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë