Vendimit të fundit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pritet të ia shohin hajrin shumë punëtorë të sektorit privat.
Që nga e diel-ia e ardhshme, do të zbatohet rregullorja e re, ne ç’rast dita e dytë e vikendit do të jetë pushim për ta.
Përjashtim fillimisht për një periudhë do të ketë gastronomia, furrtarët e barnatoret.
Një veprim i tillë i kreut të komunës u vlerësua i pranueshëm për një pronar kafiterie.
Gjithë këtë iniciativë të kryetarit të komunës po e përkrahin edhe qytetarët.
Për çdo shkelës të këtij ligji që nis të zbatohet nga 30 tetori, parashikohen gjoba nga 300 deri në 1500 euro.