Në vitin 2020 një aeroplan me 100 pasagjerë u përfshi nga flakët dhe u rrëzua në Francë, tani janë zbuluar fjalët e fundit rrëqethëse të pilotit

Janë bërë të ditura fjalët rrëqethëse të fundit të një piloti të Concorde pasi aeroplani i tij u përfshi nga flakët dhe u rrëzua duke lënë të vdekur 113 njerëz.

Ato vijnë pas zbulimit të një transkripti nga momentet e tmerrshme në kabinë nga aksidenti i tmerrshëm i aviacionit që ndodhi në Francë më shumë se dy dekada më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Në vitin 2000, aeroplani famëkeq po nisej nga aeroporti Roissy-Charles de Gaulle për në Nju Jork me 100 udhëtarë dhe nëntë ekuipazh fluturimi.

Por, pak pasi u ngrit, aeroplani luksoz u përfshi nga flakët dhe më pas ra në një hotel në qytetin e vogël Gonesse.

Fotoja e frikshme e aeroplanit 4590 Concorde të Air France, i përfshirë nga flakët në mes të fluturimit, ka mbetur si një imazh trishtues në historinë franceze.

Skenat nga rrënojat gjithashtu lanë shikuesit të tronditur pasi korniza e aeroplanit mbeti në gërmadha.

Megjithatë, tani është zbuluar tmerri i vërtetë pasi u shfaqën fjalët e fundit të kapitenit Christian Marty më 25 korrik të vitit 2000.

Pas ngritjes, kulla e kontrollit në Paris u dëgjua duke i thënë ekuipazhit: “Concorde zero… 4590, keni flakë. Ju keni flakë pas jush”.

Shefi i navigatorit të Concorde tha: “Defekt mot… Defekt motori i dytë”.

“Ndalojeni motorin dy”.

Thuhet se më pas aeroplani u përpoq të fitonte shpejtësi për një ulje emergjente përpara se kapiteni të dëgjohej duke thënë fjalët e tij të fundit.

Marty tha: “Shumë vonë… nuk ka kohë”.

Më pas u dëgjua bashkë-piloti duke thënë: “Le Bourget, Le Bourget… Negativ, ne po provojmë Le Bourget [aeroporti për ulje]”.

Aeroplani humbi të gjithë fuqinë në një motor dhe nuk mundi as të përshpejtonte e as të fitonte lartësinë ndërsa ekuipazhi përpiqeshin të dëshpëruar të arrinin në aeroportin Le Bourget.

Pak sekonda më vonë regjistrimi përfundon dhe jo shumë kohë më pas, të gjithë në bord vdiqën.

Aeroplani pas përplasjes vrau gjithashtu katër persona në tokë – duke e çuar numrin e të vdekurve në 113.

Hetuesit francezë konfirmuan se një plasje e gomës kishte shkaktuar zinxhirin tragjik të ngjarjeve, të cilat rrëzuan aeroplanin.

Hetuesit thanë: “Aksidenti tregon se dëmtimi i një gome, një ngjarje që nuk mund të themi se nuk do të përsëritet, ka sjellë pasoja katastrofike në një periudhë të shkurtër kohe, duke penguar ekuipazhin të korrigjojë situatën”.

“Ekuipazhi nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur natyrën e zjarrit dhe as ndonjë mjet për ta luftuar atë”.

Siç thuhet më tej, në pistë u gjet edhe një shirit i vogël metalik, ndoshta nga një aeroplan tjetër.

Raporti thoshte se copa metalike prej 40 cm thuajse me siguri preu gomën e Concorde, duke dërguar copa të mëdha gome që përplaseshin me shpejtësi të jashtëzakonshme në rezervuarët e karburantit të aeroplanit.

“Të paktën një rezervuar karburanti pati çarje në një ose më shumë vende, duke rezultuar në një rrjedhje të konsiderueshme të karburantit”. 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mexhiti: Anesteziologut mund t’i merret licenca përgjithmonë

Story i radhës

Acarohet ish banorja e Big Brother Albania VIP: Hodhët vrer mbi emrin tim

Të fundit nga