Osmani: S’ka Qeveri pa shumicën e dyfishtë / VLEN: Qeveri dhe badinteri po, pa BDI-në dhe Levicën

-Nuk ka qeveri, pa shumicën e dyfishtë. 61, plus shumica e Badenterit. Këto janë kushte sipas Marrëveshjes së Ohrit, pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, thotë Bujar Osmani nga Fronti Europian. Shtoi se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe si rrjedhojë, mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit.

“Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të jetë i ftuar apo i paftuar. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë Qeveri”, është shprehur Osmani.

Për këtë reagoi koalicioni VLEN. Thonë se BDI i ka braktisur vlerat për të cilat angazhohej në vitin 2001 kur në vend të çështjes shqiptare filloi të kujdeset vetëm për xhepat e udhëheqësisë së tyre dhe nga një parti, u bë Koza Nostra.

“Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën. Tani, kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, ata përpiqen të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng. Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, vlerësuan nga koalicioni VLEN. 

Nga VLEN përfundojnë duke thënë se nuk është fundi i botës nëse BDI shkon në opozitë, gjersa garantojnë se nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kastrati mesazh Qeverisë: Populli nuk është dele

Story i radhës

Sllupçan, 23 vjet nga shpallja e zonës së lirë

Të fundit nga