Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet deri 30 minuta.
Në vendkalimtet tjera kufitare nuk ka pritje të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.