Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

1 minut lexim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc mëngjesin e sotëm pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltim), prej sot deri më 12 shtator 2022 në drejtimin rrugor Ohër–Resnjë përmes Galiçicës komunikacioni do të jetë i ndërprerë prej orës 09:00 dhe 15:00. Punët do të kryhen vetëm në ditë të punës.

Prej 9 deri më 20 gusht 2022 edhe komunikacioni në drejtimin rrugor Mavrovë – Galiçnik R- 2238 është i ndërprerë mes orës 10:00 dhe 16:00 për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltim). Punët kryhen vetëm gjatë ditëve të punës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta trajtojmë trurin gjatë pushimeve

Story i radhës

Gjashtë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Të fundit nga