Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë qendrave të qyteteve është mesatar gjatë mbrëmjes së sotme.
Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Bogorodica” pritjet për dalje nga vendi janë rreth 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në njoftmin nga AMSM.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.