Në Ukrainë fillon kampionati, në fushë edhe dy shqiptarë

1 minut lexim

Mes shumë halleve dhe sikleteve, Ukraina ka vendosur të rinisë këtë sezon rregullisht kampionatin e futbollit, edhe pse stadiumet do të jenë të boshatisura e pa atmosferën e zakonshme. Ndeshja e parë e kampionatit ishte ajo mes Zorya Luhansk e Vorskla Poltava e mbyllur me shifrat 3-1.

Një vëmendje e veçantë i dedikohet Vorsklas, skuadër e cila në këtë merkato vendosi të fuqizohet me elementë nga skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana.

Plot tre futbollistë u transferuan nga bardheblutë në Ukrainë teksa fjala është për Taulant Seferin, Ennur Totren si dhe Ardit Tolin.

Të tre këta futbollistë kanë zbritur në fushë në ndeshjen e parë të Vorkslas teksa Toli (luajti 90 minuta të plota) dhe Totre (u zëvendësua në minutën e 70-të) ishin titullarë ndërsa Seferi u aktivizua vetëm në minutën e 68-të.

Gjithsesi, treshja shqiptare nuk mundi të shmangte disfatën e skuadrës ndërsa diferencën tashmë do të kërkojë ta bëjë nga ndeshja pasardhëse pasi sigurisht kërkohet edhe koha e duhur për t’u ambientuar në një kampionat të ri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosova do të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillimin e bujqësisë e pylltarisë

Story i radhës

Elon Musk thërret themeluesin e Twitter Jack Dorsey për të dëshmuar në gjykatë në Tetor

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,