Nëpunësit e vendkalimin kufitar Tabanovcë pardje në hyrje të vendit kanë parandaluar tentimin për kontrabandimin e 30 kilogramëve duhan me aromë nargile, informuan nga Drejtoria e doganave.
“Automjeti me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar është përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 120 kuti me nga 250 gramë duhan nargile me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur”, thuhet në kumtesë.
Me këtë, sip thuhet, është shmangur tentativa për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat eshte anashkaluar pagesa e taksave në vlerë prej mbi 65 mijë denarë.
“Mallrat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit janë bërë kallëzime përkatëse në institucionet kompetente”, kumtoi drejtoria e Doganave.