Pak ditë pasi u bë nënë, Fifi publikon këngën e fundit të albumit “9”

1 minut lexim

Këngëtarja e mirënjohur, Fifi ka lansuar në tjetër projekt muzikor ditën e sotme (e enjte).

Projekti i radhës i artistes nga Ferizaj mban titullin “9”, e që është kënga e fundit e albumit më të ri të saj “Vëmendje”.

Kënga që është një tjetër dedikim për dashurinë e saj me partnerin, Adis Patushi erdhi e shoqëruar edhe me videoklip në të cilin çifti janë bashkë protagonist.

“Kënga e 9 me titull “9”…edhe një tjetër për dashninë tonë. Kënga e fundit e albumit “Vemendje”, ka shkruar Fifi në njoftimin e lansimit të këngës.

Projekti erdhi me tekst të vetë këngëtares, ndërsa për vizuelizimin me videoklip është përkujdesur Max Production”.

Kjo këngë e artistes vjen vetëm pak ditë pasi ajo u bë nënë për herë të parë.

Fifi solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Theo Mal Patushi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kandidati i opozitës për Roskovecin i kthehet Ramës: Sido t’i quani organet tuaja, halli e gëzimi është ‘prona jote’

Story i radhës

Në Tabanoc parandalohet tentim për kontrabandë të 30 kilogramë duhan për nargile

Të fundit nga