​Në Suharekë sot përballen Prishtina dhe Ballkani

Sot do të përmbyllet edicioni vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.

Ne stadiumin e qytetit në Suharekë do të zhvillohet ndeshje e mbetur, derbi ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Me një fitore eventuale, kampioni në fuqi do ta rrëmbente kreun e tabelës pasi momentalisht ka vetëm një pikë më pak se Drita si kryesuese.

Nga ana tjetër, Prishtina në ndeshjet e fundit ka pasur rënie të formës dhe në pesë ballafaqimet e fundit ka marrë vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Para ndeshjes, trajneri Ismet Munishi dhe lojtarët e Prishtinës janë shprehur tejet të motivuar për ta mposhtur kampionin në fuqi.

Ballkani momentalisht ka 37 pikë në vendin e dytë, kurse Prishtina është e katërta me 26 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, ky është i dyshuari

Story i radhës

Shtyrja e zgjedhjeve në veri në Kosovës, sot mblidhet KQZ: Çfarë pritet të diskutohet

Të fundit nga