E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, ky është i dyshuari

Të enjten është raportuar për një vrasje në tentativë në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka goditur me veturë një 38-vjeçar. I dyshuari ishte arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Media mëson se bëhet fjalë për Egzon Sejdiun, 27-vjeçar, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme Sejdiu ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjykata ia ka caktuar atij masën e arrestit shtëpiak.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sapo i hapi luftë Arbana Osmanit për Big Brother VIP? Armina Mevlani e thotë hapur

Story i radhës

​Në Suharekë sot përballen Prishtina dhe Ballkani

Të fundit nga