Sulmet e përditshme në veriun e Kosovës ndaj policëve shqiptarë nga bandat e armatosura kriminale serbe, të gjitha janë të kurdisura dhe të organizuara në qendrën e krimit në Beograd, që ndryshe quhet Presidencë serbe, në krye të cilës gjendet krimineli i luftës, A. Vuçiq, dhe, përveç se këto sulme barbare janë një skenar i njohur hegjemonist antishqiptar, të cilin qe 23 vite regjimi kriminal serb po tenton me çdo kusht dhe mjet ta zbatojë në Kosovë, kjo në esencë është një luftë fashiste e Serbisë me qëllim final që atë ta kthejë nën pushtimin e saj..!?
Dalja e afër 600 policëve serb nga policia e Kosovës dhe e serbëve lokalë të punësuar në organet komunale në veri, nga sistemi qeverisës i Kosovës, dihet, me urdhër të A. Vuçiqit, pastaj betimi i rrejshëm i 10 deputetëve rezervë nga LS në Kuvendin e Kosovës pa disa javësh, sipas tyre, për mos lejimin e hyrjes në Kuvend të serbëve të cilët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç është N. Rashiq, Petkoviqi, etj., ushtrimet paraushtarake në Rashkë si dhe armatosja e mbi 300 terroristëve serbë dhe rus, me emrin, “Brigada veriore”, e cila sipas mediave i ka mbi 3000 anëtarë, dhe bashkë me një numër të madh kriminelësh të organizatës terroriste ruse, “Wagner”, ku një numër i tyre gjendet në veri, pra të gatshëm ta ndezin luftën në çdo moment, siç po veprojnë këto ditë duke i lënduar policët e Kosovës, tani edhe vendosja dje e barrikadave në rrugët kryesore në veri, etj., që të gjitha këto akte kriminale kanë për qëllim destabilizimin e plotë të Kosovës, e që si qëllim kryesorë e kanë zhbërjen e pavarësisë së saj, siç është lobimi piratesk i I. Daçiqit, tek disa shtete afrikane që t’i tërheqin njohjet e tyre, më pas deklarimi i Vuçiqit, se do e pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në OKB si dhe organizatat tjera ndërkombëtare, dhe deklarata e fundit se do kërkon nga KFOR-i lejen për të hyrë në Kosovë me ushtri dhe polici të Serbisë etj., mjerisht e gjithë kjo luftë dhe fushatë e egër e Serbisë kundër Kosovës, nuk ka hasur asnjëherë deri më tash në reagim adekuat nga ana e BE-së..!?
Po të vepronte një shtet kundër një shteti tjetër në Evropën perëndimore, siç po vepron Serbia kundër Kosovës dhe popullit shqiptar, ai shtet do sanksionohej rënd me masa ekonomike, politike, etj. Mirëpo kjo nuk ndodhë me Serbinë, sepse 5 vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe ky fakt e inkurajon pa dyshim regjimin serb që të punojë kundër pavarësisë së Kosovës. Mbase, kjo flet qartë se Serbinë vazhdojnë ta përkëdhelin shumë shtete anëtare të BE-së, duke i bërë presion të vazhdueshëm vetëm Kosovës, pra më të dobëtit, që t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara midis Kosovës dhe Serbisë (2011/13), në veçanti formimin e “Zajednicës” serbe në Kosovë, por duke mos ia hequr kurrë regjimin e vizave vetëm Kosovës, si ndëshkim apo hakmarrje ndaj shqiptarëve, kjo gjë mund vetëm të supozohet!
Ndaj, këto si dhe shumë fakte tjera janë alibie të mjaftuara që lidershipi politik i Kosovës të jetë sot unik në luftën kundër hegjemonizmit fashist serb ndaj Kosovës, duke qenë madje të gatshëm në mbrojtje të Kosovës nga çdo agresion i mundshëm ushtarak që mund të vije nga Serbia.
Në fund, duhet nënvizuar faktin tejet me rëndësi, se qeveria e Kosovës duhet të jetë në koordinim të plotë me miqtë tanë amerikanë, përndryshe Kosova dhe shqiptarët mund ta pësojnë keq, përderisa dihet fakti se përfaqësuesit e BE-së ka vite që ia mbajnë ison Serbisë fashiste, të cilën siç dihet për interesa të tyre strategjike me çdo kusht e duan brenda BE-së, pra as neutrale, as me Rusinë, por në ledhatim të tyre..!!