ne qershor te ketij viti u kurorezuan 953 cifte e 150 te tjere u shkurorezun 64dbde6345d81

Në qershor të këtij viti u kurorëzuan 953 çifte, e 150 të tjerë u shkurorëzun

August 15, 2023
1 minut lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin qershor të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar nga ASK-ja thuhet se në muajin qershor janë regjistruar 2352 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,231 lindje janë meshkuj dhe 1,121 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 748 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 400 janë meshkuj dhe 348 janë femra.

Në muajin qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

conte do te drejtoje italine vetem me nje kusht 64dbde5a8e69f
Story i mëparshëm

Conte do të drejtojë Italinë vetëm me një kusht

shkollat ne kosove ende pa tekste mesimore 64dbde954fd80
Story i radhës

Shkollat në Kosovë ende pa tekste mësimore

Të fundit nga

ShkoLartë