Conte do të drejtojë Italinë vetëm me një kusht

Antonio Conte mund të jetë sërish në krye të kombëtares italiane.

Së fundmi, Roberto Mancini u largua nga stoli. Kandidatët kryesorë për postin vakant ishin Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, të cilët aktualisht nuk kanë një detyrë trajneri.

Sipas Gianluca di Marzio, Federata Italiane e Futbollit ka kontaktuar tashmë me Conten, por do të emërohet vetëm nëse dështojnë negociatat me Spallettin, i cili konsiderohet si pretendenti kryesor.

Antonio Conte punoi për Italinë nga gushti 2014 deri në qershor 2016, pas së cilës u transferua te Chelsea.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ishte duke performuar, këngëtari i njohur shqiptar rrëzohet në skenë

Story i radhës

Në qershor të këtij viti u kurorëzuan 953 çifte, e 150 të tjerë u shkurorëzun

Të fundit nga