Dy prej emrave më të përfolur në media rozë muajve të fundit kanë qenë padyshim çifti, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.
Dyshja krijuan marrëdhënien romantike gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe që nga atëherë kanë qenë të pandashëm.
Çifti tashmë kanë dërguar lidhje e tyre në një nivel tjetër dhe pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi që Einxhel është shtatzënë u konfirmua javë më parë dhe së fundmi ata kanë organizuar edhe një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës duke zbuluar se po presin një djalë.
Ndonëse në rrjete sociale u publikuan video dhe fotot të shumta nga dita e tyre e rëndësishme, Enxhel vetëm sot (e premte) ka publikuar fotosesion e parë.
Moderatorja e njohur shihet e lumtur përkrah partnerit të saj Dagz teksa shihet e veshur e tëra në të bardha me të shkurta në pjesën e sipërme kombinuar me pantallona dhe një bluzë të gjatë të tejdukshme që ia zbulonte barkun e rrumbullakosur ndërsa i shtoi shije dukje me një palë çizme të gjata gri.
Në anën tjetër, DJ Dagz u kombinua me të dashurën e tij duke veshur një këmishë të bardhë, pantallona gri dhe atlete gjithashtu të bardha.
“Ne mbi re”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e imazheve që u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave.
Kujtojmë që Einxhel ishte njëra nga finalistet e shtëpisë së famshme të BBV dhe ndër banoret më të përfolura, ndërkohë Dagz ishte gjithashtu ndër më të preferuarit nga publiku.