Në Prishtinë ekzistojnë pesë strehimore kolektive në rast lufte

April 26, 2022
min lexim

Lufta në Ukrainë ka shtyrë shumë shtete në botë që të mendojnë për strehimore nëntokësore. Derisa Zvicra dhe shumë shtete përfshirë edhe Shqipërinë janë më të sofistikuar në këtë segment, në Prishtinë janë ndërtuar para shumë vitesh 5 strehimore, prej tyre vetëm tri janë funksionale. Por Komuna nuk ka buxhet për rinovimin e tyre.

Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e President rus Putin për përdorimin e armëve kimike, ka shtyrë shumë shtete evropiane të merren me çështjen e sigurisë së qytetarëve të saj. Zvicra është njëra prej tyre që tashmë ka filluar të merret me rehabilitimin e strehimoreve nëntokësore. Mirëpo, në këtë aspekt Kosova duket se është e papërgatitur. Prej 5 strehimoreve publike të ndërtuara para luftës sa ka Komuna e Prishtinës, vetëm 3 prej tyre janë të rinovuara.

Drizan Shala, njohës i sigurisë thotë se këto strehimore nuk i plotësojnë nevojat as për afërmi. Sipas tij, duhet të hartohet një plan strategjik për shtimin e numrit të strehimoreve.

“Sipas shifrave jo zyrtare po flitet që në Prishtinë gjatë ditës qëndrojnë afro gjysmë milioni qytetar të Kosovës, pra kapaciteti prej 6 strehimoreve ku gjendja e tyre është e mjerueshme ku nuk ka përkujdesje institucionale të mjaftueshme. Pra, një numër kaq i madh, urbanizmi pra komuna ka dështuar në këtë aspekt. Duhet sa më parë që është e mundur që niveli komunal respektivisht niveli qendror të hartoj një plan strategjik nacional që të ketë shtim të strehimoreve që të mund të garantojnë strehimin e të gjithë qytetarëve. Jo vetëm strehimore në kryeqytet por duhet të kemi strehimore në çdo qendër”, tha ai.

Por, ndryshe theksojnë nga Komuna e Prishtinës. Në përgjigje me shkrim, Drejtoria për Shërbime Publike, mbrojtje dhe shpëtim thotë se të gjitha strehimoret e rinovuara janë në gjendje të mire, veçse përveç ujit, rrymës, këto strehimore nuk posedojnë shtretër. Por, edhe komuna pajtohet se numri i strehimoreve është i vogël.

E një përgjigje nga Komuna e Prishtinës thuhet se numri i strehimoreve në Komunën e Prishtinës nuk i plotëson nevojat e qytetarëve për strehim duke llogaritur numrin e banorëve në Kryeqytet.

Ani pse këto strehimore nuk janë të mjaftueshme për strehimin e të gjithë qytetarëve, Komuna e Prishtinës, për këtë vit nuk ka ndarë buxhet shtesë për këtë çështje.

Pavarësisht insistimit të televizionit tonë për t’u informuar më shumë për numrin e strehimore në gjithë territorin e Kosovës, nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dodik e uron Macronin, kërkon nga ai të gjejë zgjidhje për situatën në Bosnje

Story i radhës

Makina përplas këmbësorin dhe shoferi ja mbath, ndërron jetë 56-vjeçari në Cërrik

Të fundit nga

ShkoLartë