Në një botë kaq të ndërlidhur, fati i Ukrainës na intereson të gjithëve

July 13, 2022
min lexim

Është më mirë të shohim punët tona? Sipas sondazheve, shumë nga bashkatdhetarët e mi italianë, mendojnë se ne nuk duhet ta kishim ndihmuar Ukrainën të mbrohej nga agresioni rus. Italianët që mendojnë kështu janë si një tortë me dy shtresa.

Në fillim është shtresa e sipërme, ajo më e holla, e përbërë nga të politizuarit. Pra pak a shumë nga pacifistë fallco, nga putinianë të gradave të ndryshme, që të gjithë dhe në çdo rast anti–amerikanë. Pastaj vjen shtresa e poshtme, shumë më e gjerë se e para, e përbërë nga ata që mendojnë se pjesëmarrja jonë në operacionet perëndimore i dëmton ata personalisht:rritja e faturave, inflacioni.

Ata mendojnë:”E kush na futi në këtë valle? Ne jemi të dëmtuar nga sanksionet që kanë vendosur qeveritë perëndimore ndaj Rusisë. Ndaj duhet t’i heqim ato. Sa për Ukrainën, le t’ia dalë vetë po mundi!”.

Edhe pse njerëzit kanë të drejtë të mos i njohin alkimitë komplekse të politikësndërkombëtare, dhe normalisht ata dinë pak ose aspak mbi këto çështje, në demokracitë, ku njerëzit nuk mund të qeverisin pa pëlqimin e opinionit publik, u takon atyre që duhet të merren me këtë profesion (klasa politike, ekspertët e komunikimit, por edhe intelektualë qëkanë disa ndjekës në opinionin publik), që t’ua transmetojnë atyre informacionin e nevojshëm për t’u orientuar dhe gjykuar.

U takon pikërisht atyre t’i shpjegojnë publikut të gjerë, se gjërat që po ndodhin në Ukrainë,në janë në fakt edhe një çështje e jona. Në varësi të mënyrës se si do të përfundojë kjo luftë, jetët e të gjithëve do të ndikohen shumë.

Por tek ne në Itali (jo vetëm tek ne, por tek ne më shumë se në vendet e tjera) profesionistët e lartpërmendur janë të përçarë. Dhe ata nuk janë të ndarë, siç do të ishte e natyrshme, vetëm nga opinione të ndryshme në lidhje me strategjitë më të mira për t’iu kundërvënë imperializmit rus.

Ata janë të ndarë sepse për disa imperializmi rus është një kërcënim serioz, ndërsa për të tjerët nuk është aspak i tillë. Nga kjo ndarje burojnë edhe mesazhet kontradiktore që i përçohen opinionit publik. Duke qenë se nuk ka asnjë marrëveshje minimale midis atyre që komunikojnë me publikun, mbi ekzistencën e një kërcënimi të afërt, është e pashmangshme që opinioni publik të jetë i çorientuar, dhe të mos e kuptojë rëndësinë e asaj që është në rrezik.

Kësisoj, disa prej tyre përfundojnë duke menduar që ne jemi përfshirë në gjëra që nuk natakojnë dhe shqetësojnë. Në këto kushte, është e vështirë t’i përcjellësh të gjithëve mesazhin se në një botë kaq të ndërlidhur, ka shumë pak gjëra që nuk janë puna jonë. Dhe aq më pak një luftë në Evropë.

Në këto kushte, si mund të shpjegohet që pushtimi rus i Ukrainës, e ka shkatërruar sistemin evropian të sigurisë, dhe se nëse ekziston mundësia për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, kjo do të varet nga aftësia jonë për t’i ndihmuar sot ukrainasit që ta ndalin ushtrinë ruse, dhe për t’ia bërë Putinit aq të kushtueshme veprimet e tij, sa ta detyrojmë atë të braktisë projektin e rindërtimit të perandorisë së vjetër ruse?

Si mund t’ua shpjegojmë qytetarëve tanë se me rezistencën e tyre, ukrainasit ndoshta na shpëtuan në të tjerëve? Nëse Putini do ta kishte pushtuar me shpejtësi Ukrainën, ai nuk do të ndalej atje (këtë e ka pohuar për vite me radhë).

Pas saj do të ishte radha e Moldavisë, vendeve baltike dhe Polonisë. Pra vendet e NATO-s, do të viheshin nën një presion shumë të madh. Atëherë, si do të mund të shmangej një luftë e përgjithshme dhe një përplasje midis fuqive bërthamore? Prandaj kjo luftë është edhe kauza jonë.

Në rast se ka njerëz që besojnë se një luftë në zemër të Evropës nuk i shqetëson ata, çfarë do të mendonin nëse nesër luftimet do të zhvendosen në anën tjetër të globit, nëse pas një fare kohe Kina do të vendosë të pushtojë Tajvanin?

Nëse nuk ndihen të përfshirë në një luftë që ndodh në Evropë, ata sigurisht që nuk do të ndiheshin të përfshirë as nëse do të shpërthente një konflikt i armatosur midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Por edhe ky skenar duhej të na shqetësojë.

Pasi një përqendrim i madh i ushtrisë amerikane në Detin e Kinës, do ta linte Evropën të pambrojtur. Një Evropë e pasur, por e paarmatosur. Siç ishte Italia në gjysmën e parë të shekullit XVI, kur u shkatërrua nga lufta midis fuqive të mëdha për kontrollin e gadishullitApenin.

Përballë një mundësie kaq të madhe, federata ruse do të lëvizte thuajse me siguri drejt Evropës. Ajo do të përpiqej të bënte atë që sot po e pengojnë ukrainasit dhe mbështetja perëndimore ndaj rezistencës së tyre. Ose shihni Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Nga atje vijnë dy kërcënime. Depërtimi kinez dhe rus, si dhe forcimi i islamit radikal. Kina e ka zgjeruar prej kohësh ndikimin e saj në Afrikë nëpërmjet mjeteve ekonomike. Por prej disa vitesh, ajo është e pranishme edhe ushtarakisht. Nga ana tyre rusët, tashmë të vendosur në Siri dhe Libi, kanë zënë vendin e evropianëve edhe në Sahel.

Ata kanë në dorë ta përmbytin Evropën me flukse të mëdha emigrantësh për të destabilizuar demokracitë e saj. Dhe prania e tyre ushtarake, është tani një problem serioz në krahun jugor të NATO-s. Për të frenuar rusët dhe kinezët, NATO duhet domosdoshmërisht që t’i “tregojëdhëmbët” anëtarëve problematike si presidentit turk Erdogan.

Por përveç sfidës strategjike të Kinës dhe Rusisë, kërcënime të tjera na vijnë nga Afrika. Përpjekja evropiane (Franca e ndihmuar nga Italia dhe vende të tjera) për të frenuar valën në rritje të ekstremizmit islamik në Mali ka dështuar. Një ditë, NATO, me Evropën në krye, duhet të investojnë burime (gjë që nënkuptojnë sakrifica për qytetarët tanë) për të frenuar këtë kërcënimin, përpara se ai të godasë Evropën.

Pra edhe ky është një problem i yni. Ndarjet në opinionin publik në lidhje me luftën nëUkrainë, reflektojnë ato brenda elitës. Ashtu si në gjithë Perëndimin, edhe në vendin tonë, ekziston tendenca e një pjese të konsiderueshme intelektualësh për ta konsideruar Perëndimin, pjesë e të cilit jemi, si armikun e vërtetë.

Pra për ta konsideruar atë si shkaktar të të gjitha të këqijave (përfshirë agresionin rus në Ukrainë). Por Italia ka specifikat e veta. Sipas sondazheve, 30 për qind e italianëve janë “të ndjeshëm” ndaj arsyeve që ka përmendur Putin për sulmin ndaj Ukrainës.

Ndër shumë gjëra të tjera, demokracitë dallohen nga një frymë komunitare, nga forca më e madhe ose më e vogël e ndjenjës së përkatësisë në një komunitet. Empirikisht, kjo forcë zbulohet në prani të sfidave serioze. Nëse fryma komunitare është e fortë përballë një kërcënimi të afërt, elitat priren të formojnë një front të bashkuar, duke e tërhequr me vetepothuajse të gjithë opinionin publik. Mjerisht, ky nuk është rasti ynë./ “Corriere della Sera” – Bota.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kriza energjetike, makthi më i keq i Evropës po bëhet realitet

Story i radhës

Rreziku është i madh, tre lëvizjet e radhës të Putinit nëse fiton në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë