Në nëntor SHA EMV do të blejë gaz natyror nga Makpetroli

November 1, 2022
1 minut lexim

SHA EMV do të blejë gaz natyror nga Makpetrol për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në nëndegën “Energjetika” për periudhën nga 1 deri më 30 nëntor, njoftojnë nga kompania.

“Duke qenë se termocentrali privat i gazit TE-TO ka siguruar gaz për regjimin e tij të funksionimit për muajin nëntor, nuk është bërë asnjë blerje nga SHA EMV. Kompania PGO njoftoi se nuk mund të fillojë dërgesat nga 1 nëntori, por nga 15 nëntori, e cila do të jetë objekt i një oferte të re. Me këtë ofertues do të duhet të kompletohet komunikimi për dokumentet tjera që kërkohen para lidhjes së kontratës”, thonë nga SHA EMV.

Për periudhën e ardhshme, thuhet në njoftim, do të kërkohen oferta të reja nga kompanitë e interesuara për furnizim, përkatësisht për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim”, për KOGEL në “Energjetika” dhe për angazhimin e mundshëm të termocentralit privat të gazit TE-TO nga ana e ASH EMV.

“Blerja e gazit natyror për një periudhë më të shkurtër kohore është bërë për faktin se çmimet e gazit natyror kanë rënë në bursa dhe pritshmëria është që të sigurohen kushte më të favorshme, në radhë të parë financiare, nëse blihet në mënyrë të njëpasnjëshme për periudha më të shkurtra”, thonë EMV.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kristjan Asllani do të startojë në ndeshjen me Bayernin

Story i radhës

Elon Musk shkarkon bordin e drejtorëve në Twitter

Të fundit nga

ShkoLartë