ne muajin e fundit te shtatzenise lotina haziri shfaqet krah mozzik mezi po pres 6ab01e3c00ede

Në muajin e fundit të shtatzënisë, Lotina Haziri shfaqet krah Mozzik: Mezi po pres

September 20, 2026
1 minut lexim

Lotina Haziri ka ndarë disa fotografi të reja me reperin Mozzik, duke treguar se tashmë ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Përmes një postimi në InstaStory, Lotina ka bërë të ditur se lindja po afrohet, teksa ka shprehur edhe emocionet e saj për ardhjen në jetë të djalit.

“Sot thuajse nëntë muajshe. Picrra, mezi po pres”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Çifti po bëhet gati të mirëpresë djalin e tyre të parë së bashku, ndërsa shtatzënia e Lotinës ka qenë në vëmendje të publikut gjatë muajve të fundit.

Për Mozzikun, ky do të jetë fëmija i dytë.

Reperi është baba edhe i vajzës Hana, të cilën e ka nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Tashmë, Lotina dhe Mozzik janë në ditët e fundit të pritjes, ndonëse mbetet të shihet se kur do të vijë në jetë djali i tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu urdheron intensifikimin e operacioneve ushtarake ne bregun perendimor 6ab01d716103e
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu urdhëron intensifikimin e operacioneve ushtarake në Bregun Perëndimor

perplasje politike ne struge per mesuesit qyra flet per te papershtatshem opozita per hakmarrje 6ab0223561e1e
Lajmi i radhës

Përplasje politike në Strugë për mësuesit: Qyra flet për “të papërshtatshëm”, opozita për hakmarrje

Të fundit nga

ShkoLartë