ne mitrovice sot pasdite u varros ushtari i uck se mursel uka bajgora qe papritur nderroi jete mbreme 61f988f378fbb

Në Mitrovicë sot pasdite u varros ushtari i UÇK-së, Mursel Uka – Bajgora që papritur ndërroi jetë mbrëmë 

February 1, 2022
1 minut lexim

Lajmi që ka tronditur pjesën dërmuese të qytetarëve të Mitrovicës posaçërisht ata që patën guximin dhe u përballën me regjimin paramilitar e ushtarak serb në Shalën e Bajgorës ishte lajmi se Mursel Uka ushtari trim i ditëve të para të UÇK-së ka ndërruar jetë.

Vdekja e ish luftëtarit të njohur të UÇK-së Mursel Uka Bajgora, ka tronditi mbrëmë qytetin e Mitrovicës dhe bashkëluftëtarët e tij, që kujtojnë Murselin si burrë trim, të vendosur edhe sy patrembur në secilën sfidë edhe betejë gjatë luftës..

Në varrezat e qytetit në Shipol, ishin tubuar numër shumë i madh i qytetarëve, shokëve , bashkëluftëtarëve dhe miqëv të Murselit, por edhe familjarë nga e gjithë Mitrovica, të cilët duke bërë homazhe edhe dua u ndanë nga vëllau, shoku, fqinj, bashkëluftëtari dhe bashkëqytetari.

Në varrim kanë marr pjesë ish bashkëluftëtarë dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta, zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë të cilët vlerësuan lartë angazhimin punën dhe kontributin e tij t[ çmuar në momentet më të rënda të popullit tonë në sëndertimin e idealit për liri dhe shtet sovran.

 Tek varri i ushtarit Mursel Uka Bajgora kanë bërë homazhe numër i konsiderueshëm  i qytetarëve të cilët kanë vendosur kurora me lule.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bed0bcd0be d0b8d0bbd0b8d0bdd0b4d0b5d0bd d180d0b0d0b4d0b5d0b2 d0bbd0b0d0b6d0b5 d0b4d0b5d0bad0b0 d181d0bcd0b5 d181d0b5d0bfd0b0d180d0b0 61f988b87d744
Story i mëparshëm

ОМО Илинден: Радев лаже дека сме сепаратисти за да ја оправда дискриминацијата кон нас

lajm i shumepritur per xherdan shaqirin 61f9896a946b4
Story i radhës

Lajm i shumëpritur për Xherdan Shaqirin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë