Në mbështetje të Albinit dhe institucioneve të Republikës

min lexim

Për t‘gjithë ata; duke filluar nga Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, z. Josep Borell, zyrtarëve tjerë të shteteve të BE-së dhe vazhduar për zyrtarët e opozitës dhe t’gjithë shqiptarët, kudo që janë….

Hapni sytë e veshët dhe kuptojeni!

Serbia në krye me Kryekriminelin e Ballkanit Perëndimor Vuçiq, duke bashkëpunuar ngushtë, gjithashtu tanimë një Kryekriminel botëror Vladimir Putin qëllimisht, me metoda kriminale, lojë të pistë po e zvarrit dialogun dhe po krijon tensione të vazhdueshme në Republikën e Kosovës, mos harroni, veriu ishte dhe është Kosovë.

Bandat kriminale serbe në veri të mbështetura, jo vetëm tani, po çdoherë nga Beogradi, kanë krijuar tensione, kanë bërë krime dhe kanë vrarë shqiptar vazhdimisht, madje edhe zyrtar shtetëror të Sigurisë, respektivisht policin e ndjerë tani Enver Zymberaj.

Fillimisht t‘i i nderuar, z. Borrell, nëse nuk dëshironi të ndihmoni si ndërmjetësues dhe t‘a shihni realitetin që fatkeqësisht po ndodhë në vazhdimësi, nga strukturat kriminale në veri, atëher ju lutem shumë të paktën, mos përkrahni Kryekriminelin Vuçiq dhe strukturat e tij atje dhe mos i barazpeshoni me shqiptarët, t‘cilët fillimisht janë në tokën e tyre dhe ç’doherë të gatshëm për të dialoguar dhe ç’doherë, duke bërë kompromise fatkeqësisht!

Kuptojeni drejtë situatën, kuptojeni drejtë kush është agresori dhe kush po krijon tensione, po bën krime në vazhdimësi dhe mos na injoroni!

Shqiptarėt edhe pse janë në tokën, shtëpitë e tyre, kanë ofruar „Super të drejta“ edhe ligjërisht me pakon e „famshme“ të Martti Ahtisaarit për t‘gjitha komunitetet pakicë gjë që, atje në vendin ku jeton t‘i Borrell, nuk i kanë dhe as në shtetet tjera të Be-së.

Story i mëparshëm

Ky është kurthi i Listës Serbe ndaj qeverisë së Kosovës, asociacioni qëllimi kryesor!

Story i radhës

Arseni në Llojan, vitin tjetër studim fizibiliteti dhe tender për kompaninë që do e pastrojë

Të fundit nga