Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

November 24, 2024
min lexim

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar.

Në këto hapësira disa vjet më parë banorët e kësaj zone kishin hapur puse për të siguruar ujë të pijshëm. Por tani puset duhet të mbulohen për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.

Në fshatin Guri i Kuq para luftës, para viteve 98-99, ç’do banor i këtij fshati ka menduar që në mënyra të ndryshme të bëjë sigurimin e ujit të pijshëm dhe atëherë nuk është menduar që do të vijnë panelet solare e do të intervenohet diçka nga pushteti”, tha Maliq Fetahu- banor i zonës.

“Marrëveshjen e kemi bërë për me ju vendos kacat e mi mbulu ato, edhe mos me shku më, vetëm kur të kemi nevojë ne me i thirrë ata e me i shiku puset, përndryshe, na kanë thënë se nuk keni të drejtë me shku te ato puse. Të nevojshme i kemi, me qato furnizohemi”, tha Qamil Braha, banor i zonës.

Megjithatë, Ilaz Mustafa e vlerëson Parkun Solar si diçka pozitive.

Investim shumë i mirë për gjeneratat e reja, njerëzit që kanë aftësi punësohen”, tha ai.

E përfaqësuesi i fshatit Guri i Kuq, Drilon Mustafa, thotë se ka një marrëveshje të brendshme mes investitorit dhe banorëve.

Ky ujë është i shfrytëzueshëm vetëm për ujitjen e parqeve, sepse fshati furnizohet nga KRU Gjakova, do të thotë për nevoja elementare të pijes ne e kemi ujin. Edhe qytetarët i kemi informuar që brenda këtyre hapësirave ku do të vendosen panelet nuk do të ketë qasje më për banorët”, tha Drilon Mustafa.

Pas këtyre marrëveshjeve mes operatorit ekonomik dhe banorëve, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se është në kontakt me investitorin.

Deri në shkurt të vitit 2025, ai duhet ta rregullojë dokumentacionin, pëlqimet, lejet, kushtet nëpër institucionet kompetente, ndërsa nga marsi i vitit 2025, 21 muaj sipas kontratës ka afat për ta përfunduar investimin. Mirëpo mos të harrojmë faktin se ‘Orllati Grup’ e ka një zotim që 12 muaj, që do të thotë në mars të vitit 2026 ta përfundojë komplet investimin”, tha Latifi.

Sipas të parit të Rahovecit, në nivel lokal ka ngelur vetëm vendimi i ridestinimit të tokës ku do të vendosen panelet

solare, nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, të cilin sipas tij sapo të vijë në kuvend do ta miratojnë me kohë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në Montreal

Story i radhës

Tre shenja të horoskopit që nuk kërkojnë shumë nga partneri i tyre

Të fundit nga

ShkoLartë