Këtë të diele me 24 nentor “Hikingnjer” do të organizojë ecjen në natyrën përrallore të Rugovës, përkatësisht në Majën e Dhelprës (aka LIC) 1800 metra, e cila gjendet mbi fshatin Kuçishtë.
Kjo pjesë është një ndër bjeshkët më së paku të vizituara në Kosovë ndërsa pamjet nga maja janë mahnitëse, me gremina dhe pejsazhe madhështore.
Nga maja mund te shifen shumë pjesë të Rugovës afër kufirit me Malin e Zi.
“Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë.
Ecja komplete (lartë / poshtë) është 10 km
Nisja do të bëhet të dielen nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkolles fillore Ismail Qemaili / Bukatore).
Në Pejë do të jemi te Patriarkana e Pejës (hyrja e Rugovës) në orën 09:00”, njofton organizatori i kësaj ecje.
Burimi: botasot.info