Në kujtim të dëshmorit, Behar Begolli

February 8, 2022
min lexim

Kosova kullonte gjak, por liria po buzëqeshte dhe përpara buzëqeshjes së saj, ajo po e harronte plagën e vet. Behari, edhe pse shumë i ri në moshë, shpesh mendonte dhe u thoshte shokëve se gjer në ditën kur do të ndodh ribashkimi i kombit dhe pajtimi i madh njerëzor, lufta do të jetë e domosdoshme. Okupatori serb po dhunonte kufirin moral, ashtu sikurse me pushtimin e tij e dhunoi gjeografinë tonë kombëtare të Kosovës dardane, prandaj të luftosh këtë okupator dhe makinerinë e tij vrastare do të thotë ta rimarrësh atë që të është grabitur pabesisht, ta rifitosh truallin tënd amtar, i cili të takon vetëm ty, si pasardhës i Dardanisë ilirike. 

Erdhi çasti kur protestat paqësore, por as filozofia pacifiste s’po pinin më ujë, e në vend të tyre erdhi domosdoshmëria e të vepruarit, ngase tani më veç kemi hyrë në Epokën Ademjashariane dhe se vetëm forca e gjallë, palca e kombit tonë- UÇK-ja do ta kryejë dhe realizojë me çdo kusht atë që e ka përvijuar ideja. Duhet t’ua ndriçosh sytë njerëzve dhe popujve me dritën e së vërtetës, t’ua hedhësh atë dritë me grushta çlirimtarë, që ata vetë ta ndiejnë dritësimin me fuqi rrufeje, që do të sjellë shpëtimin.

Këtë dritë vezulluese që e patën ndezur në mugëtirë të shekujve stërgjyshërit tanë, e që më pas e mbajtën të ndezur gjyshërit dhe baballarët tanë, sot po e shpërndajnë armët tona çlirimtare, dhe vetëm me anë të tyre do ta sjellim lirinë në këto troje, e cila është vetë shpëtimi ynë.

Duhet që luftëtarët e mëdhenj, ashtu si Zahir Pajaziti e Adem Jashari, të çohen dhe ta ndriçojnë kombin me anë të guximit dhe ta çjerrin këtë napë të zymtë robërie, që e ka mbuluar qiellin e atdheut tonë me terr, duke e shndërruar të tërin në skëterrë.
E drejta na takon neve, sepse karakteristikë e saj është se ajo s’njeh hatër, ngase as ustallëk nuk don. Çdo marrje nëpërkëmbë e popullit duhet të shtypet, e kështu duhet të veprojmë edhe në situatën tonë, kur tërë një popull po nëpërkëmbet, përndiqet e dëbohet, duke u vrarë e masakruar nga plumbat dhe thikat vrastare të hordhive çetnike, ngase ata po duan ta përvetësojnë Kosovën tonë dardane, prandaj, meqë kjo është e jona dhe flet vetëm shqip, atyre s’u takon, e për këtë arsye, ne ushtarët çlirimtarë do të luftojmë pareshtur për të drejtën tonë, madje edhe deri në flijimin tonë, në mënyrë që të mos ndodh ky përvetësim i padrejtë i truallit dardan, sepse Kosova ishte, është dhe gjithmonë do të jetë shqiptare. Shkurt, ne po luftojmë për liri, për dinjitet e sovranitet të Kosovës, me arsye e drejtësi dhe patjetër se do t’i asgjësojmë projektet shfarosëse të serbosllavëve që i projektuan ndaj shqiptarëve.

A ka gjë më të drejtë dhe, si rrjedhim, a ka luftë më të madhe se kjo?! Luftërat e këtilla e nderojnë paqen. Ne me pushkët tona çlirimtare do ta shembim gjer në themele fortesën e gënjeshtërt të okupatorit ndaj Kosovës, dhe nëse është e nevojshme Kosova do të bëhet varr për okupatorin serb. Do t’i shembim mitet, paragjykimet, elaboratet, bestytnitë gënjeshtare e falsifikimet serbe ndaj Kosovës dardane. Kjo kështjellë serbe do të shembet nga zjarri i armëve tona çlirimtare,  ngase themelet i ka në gënjeshtra.
S’ka njeri që të mos e ketë vërejtur në vetvete se shpirti ynë çuditërisht është i aftë që të arsyetojë pothuajse fare ftohtë edhe në çastet më kulminante. Kjo ishte edhe gjendja shpirtrore e luftëtarit të lirisë Behar Begolli.

Behari gjer në çastet e fundit kur ra për liri s’u mposht asnjëherë nga sprovat e rënda, nëpër të cilat kishte kaluar. Ai u kishte dalur përpara të gjitha andrallave e vështirësive. Kurrë s’ishte sprapsur as nënshtruar para asgjëje, por i kishte vu gjoksin e çeliktë të gjitha rreziqeve, kur e lishte kërkuar puna;  kishte sakrifikuar gjithçka, kishte vënë në rrezik kokën dhe kishte qenë stoik, gjer në atë shkallë, saqë shpeshherë mund të thuash se e harronte edhe vetveten, ashtu siç e harrojnë vetëm heronjtë e vërtetë, dëshmorët e martirët, ngase ai shëmbëllente në njëfarë uragani, që sot a nesër do të shpërthente me lavë atdhesie. Ndërgjegjja e tij e kalitur në stuhi dhe furtuna të papara kundër korbave karpatianë, mund të dukej përfundimisht si e pamposhtur.

Lavdi dëshmorit Behar Begolli!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Macron niset drejt Kievit pas negociatave me Putinin

Story i radhës

Policia hap rast ndaj Fisnik Sylës

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë