“Në kuadër të dashurisë” do ta ketë premierën në tetor

“Në kuadër të dashurisë” është filmi që ka bashkuar dy rivalët më të mëdhenj të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Komedia romantike përveç tyre do të sjellë edhe shumë emra të tjerë të njohur nga bota e filmit dhe teatrit.

Të përfshirë janë: Ylber Bardhi, Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Sara Hoxha, Roerd Toçe, Olta Daku, Salsano Rrapi, Deamishel Hoxha, Eni Shehu, Megi Pojani, Sara Kolami etj.

Ky film bëhet e ditur së fundmi se do ta ketë premierën në tetor dhe që atëherë do të jetë në çdo kinema.

“’Në kuadër të dashurisë’, nga tetori në kinema”, thuhet në njoftimin nga faqja zyrtare e Top Channel Films.

Tashmë janë ndarë edhe disa pamje nga prapaskenat e këtij projekti, pak nga ajo që kanë përgatitur yjet e famshëm.

Vlen të ceket se regjisori i këtij filmi është Koloreto Cukali. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bie inflacioni në eurozonë, nuk preken çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve

Story i radhës

OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për masat kundër sulmit ndaj Kuranit

Të fundit nga