“Në këtë prag zgjedhjesh, vota nuk fitohet me romuze e topuze”

July 24, 2023
min lexim

Acarimet, veprimet e dhunshme dhe rritja e vazhdueshme e tensioneve në skenën politke, duket që po dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Situatës tejet të elektrizuar u paraprinë ndryshimet kushtetuese të miratura në qeveri e të dërguara në Kuvend për të marrë bekimin e të zgjedhurve të popullit, shkruan Flaka

Por, në një situatë të tillë, dhuna politike siç ishte incidenti në Çair të Shkupit me vënien e flakës të veturës së përdorur nga numri dy i qeverisë, Artan Grubi aspak nuk i shkon përshtati terkut politik të një vendi demokratik.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, njohësi i mirë i rrethanave politike në vend, analisti Seladin Xhezairi thotë që politika është një aktivitet që nënkupton debat dhe argumentim, kritikë të mendim ndryshe, por jo rrugaçëri. Rrugaçëria politike, shton ai, e demotivon qytetarin të marrë pjesë në procese demokratike, e gërryen demokracinë nga brenda dhe si e këtillë e bën atë jofunksionale.

“Dënimi i dhunës në politikë duhet të vijë njëzëri nga të gjithë ata që demokracinë e çmojnë si sistem më të mirë qeverisës. Hedhja e gurit dhe fshehja e dorës, për rrjedhojë flet më së shumti për vet autorët në kërkim të cilëve, qofshin grupe të interesit apo presionit, gjykoj se nuk u bën mirë.Nuk u bën mirë për shkak se në këtë prag zgjedhjesh, vota nuk fitohet me romuze e topuze, por me projekte të kapshme e të bëshme. Gjithësesi, është një akt i neveritshëm dhe për keqardhje”, shton njohësi i mirë i rrethanave politike në vend e rajon, Seladin Xhezairi.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, analisti politik Xhelal Neziri thotë që dhuna mund të përdoret si mjet në politikë vetëm në vendet jodemokratike dhe në shoqëritë e pacivilizuara.

“Unë besoj se ne jemi për vlerat demokratike, e çmojmë demokracinë dhe synojmë integrimin në Bashkimin Evropian (BE)”. Nëse dikush i përgjigjet me akte dhune mendimit apo veprimit ndryshe, qoftë i një politikani, gazetari apo qytetari, shton Neziri, atëherë ai nuk është për demokraci dhe as që i ka përthithur vlerat demokratike. Politika në shoqëritë demokratike dhe të civilizuara nuk nënkupton vetëm interesa, por edhe parime dhe vlera që duhet respektuar”, shprehet Neziri.

“Demokracia njeh vetëm ndeshje të koncepteve, ideve dhe ideologjive politike në një “betejë” ku qytetari (sovrani) është ai që delegon pushtetin. Aktet e dhunës vandale në demokraci janë të patolerueshme. Rasti i vënies së zjarrit ndaj veturës së zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, është shqetësim për të gjithë qytetarët dhe akti i patolerueshëm në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për tu bërë anëtare e BE-së”, thotë gazetari dhe opinionisti Destan Jonuzi në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Flaka.

Në një prononcim për Flaka, edhe gazetari dhe opinionisti Urim Saiu shton që bëhet fjalë për një akt të dënueshëm që kërkon një hetim të plotë dhe duhet në detaje të mësohen qëllimet ekstreme se përse ndodhi kjo,nga kush u nxit, sepse në vende demokratike këto akte janë të shëmtuara.

“Kjo tregon se sa i ashpër është bërë terreni i politikës. Paramendoni nëse kjo i ndodhë një zëvendëskryeministri, atëherë çfarë mund të ndodhë me të tjerët . Organet kompetente duhet urgjentisht të merren me zbardhjen e rastit”, shprehet Saliu.

Momenti ri edhe pse i pritur në skenën politike në vend është edhe shpalosja e emrave të rinj në listën e zezë amerikane, por edhe audio incizimet e publikuara së fundmi për liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, si dhe aferat e ndryshme korruptive që shpalosen në opinion. /Flaka Media

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdon evakuimi i turistëve dhe vendësve mes luftës me zjarret në ishujt grekë

Story i radhës

Sipas Einxhel, këta moderatorë meritojnë më shumë hapësirë në televizion

Të fundit nga

ShkoLartë