ne kerkim per sigurimin e kushteve per vrasje ekstradohet nga gjermania 29 vjecari pjese e nje grupi te strukturuar kriminal 6ae2ff7d4641b

Në kërkim për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

October 29, 2026
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”, duke ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Shqipërisë një 29-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin A. Gj., lindur dhe banues në Mat, i cili u arrestua në Gjermani falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ekstradimi u krye nga specialistët e Interpol Tiranës, në vijim të bashkëpunimit me autoritetet gjermane, ndërsa shtetasi A. Gj. tashmë është kthyer në Shqipëri për t’u përballur me procedurat e mëtejshme ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthehet ne operim blloku a3 i termocentralit kosova a 6ae2ff29c838b
Lajmi i mëparshëm

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

ngerci politik ne izrael kater skenaret qe mund ta mbajne netanyahun ne pushtet pasi koalicioni i tij deshtoi te merrte shumicen qeverisese 6ae2ffba67741
Lajmi i radhës

Ngërçi politik në Izrael/ Katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet, pasi koalicioni i tij dështoi të merrte shumicën qeverisëse

Të fundit nga

ShkoLartë