Në kërkim ndërkombëtar për vrasja, arrestohet lezhjani

March 10, 2022
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Gjadri”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto janë pesë ndeshjet e 1/8-ës së finales së Ligës së Evropës që zhvillohen sot

Story i radhës

ShSKUK: 20 pacientë të kofirmuar me Covid-19 pozitiv

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë