Në horizont federata Rusi Bellorusi dhe Serbi

Përfaqësuesi amerikan Gabriel Eskobar ishte kategorik në kërkesën e tijë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe (ASK ), bile paksa i revoltuar deklaroi se nëse kjo qeveri nuk e benë atëherë do ta bëjmë ne ku të njëjten gjë e përseriti edhe ambasadori Hill me rastin e vizitës në Nish.

Ambasadori Hill prej se ka ardhur ambasador në Serbi sa e di unë asnjëherë nuk ka kërkuar që të shkojë e ta vizitojë Luginen e Preshevës ku jetojnë mbi 120 mijë shqiptarë, e të shohë si jetojnë ata njerëz të cilëve iu mohohet çdo e drejtë qytetare dhe njerëzore. Ata do të ishin shumë të lumtur po të i gëzonin vetëm 5% të drejtave që i gëzojnë sot serbët e Kosovës.

Para një kohe, Serbia nuk lejojë dy kamionë me libra shkollorë në gjuhën shqipe për femijët shqiptarë duke iu mohuar të drejtën elementare për të mësuar në gjuhën amëtare. Këta kamionë u bllokuan në kufi bashkë me libra dhe pas një kohe u kthyen në Kosovë. Unë pyes si do të reagonit ju zotërinjë ambasadorë sikur Kosova të bllokonte dërgimin e librave nga Serbia për nxënësit serb në Kosovë?! Ju me siguri do të fajsonit qeverinë për fashizëm etj.

Shqiptarët e Luginës dënohen me burg efektiv vetëm nëse e qesin flamurin kombëtarë, kurse sot në Kosove më shumë ka flamuj serb se sa në tërë Serbinë, dhe për këtë askush nuk thirret në përgjegjësi të denohet apo edhe të burgoset!

Unë pyes përfaqësusit e vendeve perëndimore si do të vepronin apo si do t’i quanin shqipetarët e Luginës sikur ata të dilnin dhe t’i bllokonin rrugët dhe vendkalimet kufitare, të gjuanin me armë zjarri dhe të hedhnin bomba në policët serb? Menjëherë njëzëshëm do të reagonit, dhe këto veprime do t’i quanit veprime TERRORISTE dhe nga shteti i Serbisë do të kerkonit që të ndërrmerren masa drakonike kundër këtyre terrorristëve duke i vrarë e burgosur, gjersa serbëve në veriun e Kosovës ju lejohet të bëjne këso veprime pa u ndëshkuar e ju heshtni! Kjo pra qenka drejtësia që po e proklamoni JU zoterinjë të nderuar, pra dikush ka të drejtë të hedhë bomba e të most ndëshkohet, e dikush qw e vendosw flamurin shqiptarë duhet të dënohet.

Politikani, historiani por e dhe nacionalisti real serb Millan St. Protic deklaron:

Nuk mund të kerkosh diçka për popullin serb në Kosovë nëse nuk je i gatshëm te iu japësh të njejtën gjë shqiptarëve në Serbi. Pra, kjo është drejtësia që arrihet vetëm me anë të reciprocitetit. Këtë parim BAZË e ka edhe vetë Amerika, prandaj këtij parimi duhet t’i përmbahet edhe kur janë në pytje marrëdhënjet serbo-shqiptare dhe e ardhemja e tyre. Çdo favorizimm i njërit, e sidomos duke bëre presion në më të dobëtin në ketë rast Kosovën, do të prodhojë edhe më shumë jostabilitet dhe probleme edhe më të mëdha në te ardhmën.

Unë si e ceka në titulln e këtij opinioni, do t’i ceki disa gjëra të cilat ndoshta po e shtyjnë Departamentin e Shtetit me përfaqsuesin Escobar t’i bëjnë trysni Kosovës për formimin e AKS.

Para një muaji si Top Secret është mbajtur takimi tripalësh në Moskë në mes të Rusisë, Bellorusiës dhe Serbisë! Në atë takim morrën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të këtyre shteteve Sergej LLavrov i Rusisë, Vlladimir Makej i Bellorusisë dhe Ivica Daçiqi i Serbisë. Këtë tubim e kryesonte vetë Vlladimir Putini, i cili e paraqiti një platformëe për formimin e FEDERATES RUSI-BELLORUSI-SERBI. Këtë propozim e përkrahu Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, por kategorikisht e kundërshtoi Ministri i Punëve të Jashtme të Bellorusisë Vlladimir Makej. Meqë nuk kishte koncenzus, takim përfundoi me rekomandimin që pas një muaji pas konsultimit me qeveritë përkatëse ky propozim i Putinit të rishqyrtohet.

Vetëm tri ditë pasi kishte perfunduar ky takim në Moske, në kryeqytetin e Bellorusisë në Minsk u gjete i vdekur Ministri i Punëve të Jashtme të Bellorusisë Vlladimir Makej

Sipas raportimeve të agjensive të ndryshme, del se ky ishte helmuar nga agjentët e Putinit.

Duke qenë në dijeni për këto lëvizje, për formimin e Federatës Rusi-Bellorusi-Serbi, Amerika po mundohet të ia ndërroi mendjen Vuqiqit duke i premtuar investime të jashtëzakonshme si dhe duke i bërë trysni Kosovës që menjëherë të filloëj me formimin e AKS.

Përshëndetja qe i kishte dërguar Putin Vuqiqit para pak kohësh ishte: nëse Serbia e ndërron pozitën dhe kalon me perëndimin, ky veprim do të ishte HARAKIRI (vetëvrasje ) për Serbinë, që nënkupton edhe për vetë kryetarin e Serbisë. Duke e ditur këtë, Vuqiqi ka dhënë pëlqimin për formimin e kësaj Federate trilaterale e cila së shpejti do të bëhet e ditur. Kjo ia bënë të mundur Putinit të sulmojë Ukrainën më lehtë bashkë me trupat e Bellorusisë.

Një gjë është e sigurtë, se Serbia dhe populli serb e kanë zgjedhur rrugën e vetë kah lindja, pra kah Rusia prej nga e kanë edhe prejardhjen, dhe kurrfarë oferte apo stimulimi material apo koncesionional në Kosovë nuk do të mund të ndryshoj këtë qëndrim. Vuqiqi është ulur në karrikën e Rusisë si thotë Daniell Server dhe të mundohesh të ia ndërrosh atë është vetëm humbje kohe për Amerikën.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Dendias në Tiranë: Çështja e detit do zgjidhet në Hagë, kapitull i ri i marrëdhënieve tona dypalëshe

Story i radhës

Shitja e dronëve Bayraktar Kosovës, Vuçiç paralajmëron Erdogan: Do të testojë marrëdhëniet tona me Turqinë

Të fundit nga