ne gjykate shfaqen videoincizimet e dites kritike te vrasjes se liridona ademajt 694912bf413ae

Në Gjykatë shfaqen videoincizimet e ditës kritike të vrasjes së Liridona Ademajt

December 22, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen videoincizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, te pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.

Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë, në shtëpinë e saj. Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet te Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.

E më pastaj pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse samsung po e shtyn lansimin e galaxy s26 6949128f78464
Lajmi i mëparshëm

Pse Samsung po e shtyn lansimin e Galaxy S26?

kaos ne parlamentin turk deputetet e erdogan dhe te opozites perfshihen ne nje sherr me grushte 694912d5f3b34
Lajmi i radhës

Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e ​Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë