ne gjilan do te ndertohet nje strehimore e vogel per trajtimin e qenve endacake 6203e9869bee4

Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë

February 9, 2022
1 minut lexim

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Bujar Fejzullahu dhe përfaqësues tjerë të projektit “EndlessPawsabilities”.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi rreth problemit të qenve endacakë në Gjilan, përkatësisht ndërtimin e një strehimore të vogël për trajtimin e qenve më të rrezikshëm.

Nënkryetarja Morina- Bunjaku, pasi i falënderoi për vizitën, ka shfaqur zotimin e kryetarit Alban Hyseni, për përkrahjen e projekteve të tilla për sigurinë e qytetarëve, gjithmonë duke mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Ndryshe, organizata joqeveritare PIN, ka fituar një projekt nga Ambasada Britanike për trajtimin e qenve endacakë, e cila do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

artemis malo emerohet zevendesminister per evropen dhe punet e jashtme 6203e9540cb90
Story i mëparshëm

Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

ja kush emerohet zevendesdrejtor i np parkingjet e shkupit 6203ea48769e3
Story i radhës

Ja kush emërohet zëvendësdrejtor i NP “Parkingjet e Shkupit”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë