Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Artemis Malo, kandidatja e PS-së për deputete në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë zv.ministrja e re e Jashtme.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Malo ka qenë gjithashtu deputete e Kuvendit në legjislaturën e kaluar.

Përpara se të merrte mandatin ajo mbante po të njëjtën detyrë në kabinetin qeveritar, zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Futbollisti dënohet me 250,000 funte sepse goditi macen

Story i radhës

Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë

Të fundit nga