Futbollisti dënohet me 250,000 funte sepse goditi macen

RSPCA (Shoqata mbretërore për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve), ka marrë nën kujdesin e tyre të dy macet e Kurt Zouma ndërsa hetimet vazhdojnë pasi ylli i West Ham u filmua duke shkelmuar dhe goditur njërën prej tyre.

Pamjet shqetësuese u shfaqën më 7 shkurt, me një klip që tregonte francezin duke abuzuar me kafshën e tij, duke e shkelmuar kafshën në dyshemenë e kuzhinës, përpara se ta godiste ndërsa ajo përpiqej të largohej.

Qendërmbrojtësi kërkoi falje pas incidentit, megjithëse ka pasur një vërshim dënimi për 27-vjeçarin, me RSPCA që tani ka konfirmuar se macet janë larguar nga shtëpia e tij.

Ai është dënuar edhe me para, 250 mijë funte.

“Dy mace tani nën kujdesin e RSPCA.“Prioriteti ynë është dhe ka qenë gjithmonë mirëqenia e këtyre maceve. Janë marrë për një kontroll tek veterinerët dhe do të mbeten në kujdesin tonë derisa hetimi të vazhdojë.

Ne u jemi mirënjohës të gjithëve që shprehën shqetësimin e tyre për këto mace. Ne ishim duke u marrë me këtë çështje përpara se videoja të bëhej virale në internet dhe po udhëheqim hetimin. Ne vazhdojmë të hetojmë kështu që nuk mund të komentojmë më tej në këtë moment”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

JLo tregon “arratisjet” e ëmbla me Ben Affleck nëpër skutat e shtëpisë

Story i radhës

Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Të fundit nga