Shkup, 2 dhjetor – Më shumë se 2.100 orë luksoze të falsifikuara në një dërgesë tranzit për në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar të enjten në aeroportin e Frankfurtit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Pas konfiskimit, u ngritën dyshime për vërtetësinë e sendeve të tilla të vlefshme që mbërritën me dërgesë nga Hong Kongu.
Dymbëdhjetë pako ishin rrugës për në Maqedoninë e Veriut dhe u transportuan përmes aeroportit në Gjermani.
“Po të ishin origjinale, orët do të kushtonin rreth 176 milionë euro, sipas njoftimit të shërbimit doganor, shkruan Dojçe vele.
Doganierët i gjetën orët në muajin tetor, por cilësia e orëve të falsifikuara ishte aq e lartë, saqë shërbimi doganor kërkoi mendimin nga 11 prodhues të orëve luksoze.
“Shpesh orët e rreme nuk mund të njihen në shikim të parë dhe njëmbëdhjetë prodhues origjinalë kanë konfirmuar dyshimin se ato janë false, deklaroi Kristi Shtras, zëdhënëse e doganave në Aeroportin e Frankfurtit.
Ajo shtoi se orët false tashmë janë shkatërruar.
Vitin e kaluar, departamenti kryesor i doganave në Frankfurt nisi procedurat për rreth 8,958 sekuestrime kufitare.
Doganierët sekuestruan orë, ilaçe, telefona, pajisje elektronike, veshje, këpucë, si dhe produkte të kujdesit personal dhe lodra për fëmijë.
Burimi: zhurnal.mk