Gregg Berhalter: Stërvitja e Pulisiç po shkon siç duhet, ne jemi gati

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, në kuadër të ndeshjes me Hollandën nesër, trajneri i SHBA-ve, Gregg Berhalter foli për mundësinë e aktivizimit të Pulisiç, nga ku tha stërvitja po shkon siç duhet.

“Do të shohim si do të shkojë stërvitja, por është duke shkuar në drejtimin e duhur, kam shpresa të mëdha dhe normalisht pres që të jetë atje.

Hollanda ka lojtarë fantastikë me cilësi të mëdha, por si ekip mund t’ua vështirësojmë gjërat, i kemi analizuar gjerësisht gjatë 11 muajve të fundit , pas fitores sonë në Iran, ne kemi filluar të shikojmë gjithçka përsëri.

Ne jemi gati.”,- tregoi trajneri Berhalter.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klaudia Pepa fiton çmim të rëndësishëm në Rumani

Story i radhës

Në Gjermani konfiskohen 2100 orë false të destinuara për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga