Në garë për shërbimet e mbrojtësit

March 31, 2022
1 minut lexim

Antonio Rudiger vijon të marrë vëmendje. Mbrojtësit gjerman i skadon kontrata në verë me Chelsea-n dhe palët që ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin, ndikuar edhe nga kriza që ka pushtuar klubin londinez pas sanksioneve të presidentit rus, Roman Abrahmovich.

Një situatë nga e cila shumë klube duan të përfitojnë, duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid, por së fundmi në skenë është shfaqur edhe Juventusi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po punojnë për të rikthyer në kampionatin italian, mbrojtësin i cili më parë ka luajtur për Romën.

Klubi italian i ka ofruar për momentin një pagë 6.5 milionë euro, por oferta e Juventusit është shumë larg nga kërkesa e mbrojtësit, i cili kërkon të paktën 10 milionë euro në sezon. Një shifër shumë e lartë, por drejtuesit “bardhezinj” do të provojnë deri në fund të bindin lojtarin që të pranojë ofertën e tyre dhe më kryesorja të ul pretendimet e tij.

Së fundmi, objektivi Rudiger po zbehet dita-ditës te Bayern dhe Real Madrid që pothuajse janë jashtë garës për shërbimet e gjermanit, ndërkohë, Barcelona nuk ul aspak pretendimet. Katalanasit ishin të parët që u vendosën në gjurmët e mbrojtësit, por tani me hyrjen e Juventusit, pritet të jetë një garë e fortë. Një avantazh i lehtë për “blaugranat” është se, drejtuesit katalanas kanë nisur bisedimet dhe mes tyre dhe agjentit të lojtarit ka pasur kontakte, ndaj mund të konsiderohet një hap përpara kundërshtarëve.

29-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur te Chelsea, madje në këtë sezon ka shënuar 2 gola në 26 prezenca në Premier League dhe e ardhmja e tij pritet me shumë interes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski: Kemi bërë regjistrim me të gjitha nishanet, dhe me standardet më të larta bë BE-së

Story i radhës

Doni të vishni këpucë me taka të larta?

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë