Në funksion vetëm me shtetësi maqedonase, LSDM me iniciativë, për VMRO-DPMNE ky është një populizëm

November 3, 2024
min lexim


Rasti me ministren e energjetikës Sanja Bozhinovska e cila ka edhe shtetësi dhe pasaportë bullgare është arsyeja për të cilën LSDM përgatit propozim ligj deri te Kuvendi. Me të, siç thonë nga kjo parti, do të kërkohet që personi i cili do të emërohet për kryeministër, president ose ministër, të ketë vetëm shtetësi maqedonase. Personat me shtetësi të dyfishtë, siç thonë nga LSDM, të mos emërohen në këto pozita. LSDM do të kërkojë që ky propozim ligj të vlejë edhe për funksionarët aktualë.

“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë liderë që nuk kanë atdhe rezervë por kanë vetëm një atdhe dhe janë besnikë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Andaj LSDM do të dorëzojë iniciativë në Kuvend për ndryshime ligjore me të cilat do të vendoset një kusht i qartë: kryeministri, zv/kryeministrat, ministrat, deputetët dhe presidenti i shtetit të jenë persona vetëm me shtetësi maqedonase. Këto ndryshime do të kërkojmë që të vlejnë edhe për përbërjen aktuale të qeverisë”, tha Mende Ilievski nga LSDM.


Menjëherë erdhi përgjigja nga VMRO-DPMNE.

“Për momentin këtë mund ta komentojmë vetëm si edhe një përpjekje për populizëm që nuk vlen për komentim shtesë”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.


Sanja Bozhinovska e cila për momentin është ministre e energjetikës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, përveç shtetësisë maqedonase ka edhe shtetësi të Çekisë. Pastaj mediat zbuluan se përveç këtyre dy shtetësive, ka edhe shtetësi bullgare dhe pasaportë. Megjithatë ajo kur u emërua në funksion, tha se nga autoritetet bullgare ka kërkuar që t’ia marrin shtetësinë bullgare, por këtë kërkesë asnjëherë nuk ia prezantoi opinionit.

“A mund që t’ia prezantoni opinionit dokumentin me të cilin është pranuar kërkesa për marrjen e shtetësisë nga autoritetet bullgare që do të konfirmojë se për momentin nuk keni shtetësi bullgare.
-Do të kontrolloj me avokatët dhe do t’ju njoftoj”, potencoi Sanja Bozhinovska – ministre e Energjetikës.


Gjatë pyetjeve të deputetëve të enjten, javën e kaluar, kritikave të opozitës, kryeministri Mickoski iu përgjigj se Bozhinovska është më maqedonase se sa të gjithë anëtarët e LSDM-së. Mickoski tha se në vend që të jenë krenarë që Maqedonia ka profesionistë, një person të suksesshëm që është e njohur në botën e biznesit, ata thonë shpifje që nuk kanë të bëjnë me energjetikën.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arkitekti i stacionit hekurudhor në Novi Sad ka projektuar edhe Gjimnazin e Tetovës!

Story i radhës

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, 65% e meshkujve të moshës 25-34 vjeç në Tiranë janë beqarë

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë