Në fillim shqiptarja, pastaj transeksuali/ Ja kush është autori i dy vrasjeve makabre në Itali

min lexim

Është zbardhur identiteti i autorit të vrasjes së dyfishtë në Itali, ku vdiq një prostitutë shqiptare dhe një transeksual.

La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e  Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Daniele Bedini, një zejtar me precedentë penalë për grabitje.

Pasi ra në prangat e policisë, Bedini, banues në Aulla, ka mohuar të jetë autor i këtyre dy krimeve të rënda. “Jam i pafajshëm”, mësohet të ketë thënë para policisë i riu. Ngjarja e parë që u zbuluar ishte vrasja e 35-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vdekur orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana, ndërsa ishte vrarë me një plumb në kokë.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. La Repubblica shkruan se hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Ndërkohë, trupi i pajetë i transeksualit Carlo Bertolotti, 43-vjeç, me profesion parukier, u gjet mbrëmjen e së martës rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama poston foto me liderët e rajonit nga samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon Kosova

Story i radhës

Është pikërisht e kundërta me atë që thot znj. Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit Shqipërisë, për projektrezolutën e opozitës dhe për “BH”

Të fundit nga