Në Ditën ndërkombëtare të gruas, UT organizoi tribunën e muzikologjisë

March 8, 2022
min lexim

Në Universitetin e Tetovës sot u shënua 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Me këtë rast u mbajt tribuna e muzikologjisë, me moton “Gratë në kulturë”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës e vendit tonë. Manifestimin e shpalli të hapur profesoresha e Fakultetit të Arteve, Besiana Mehmedi, e cila shprehu falënderime për udhëheqësit e Universitetit të Tetovës dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen që vazhdimisht u japin grave artiste.

Pjesëmarrësve në këtë manifestim, me fjalë rasti ju drejtua edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se Universiteti i Tetovës, përpos shënimit të festave të tjera edhe festës së 8 Marsit i kushton po të njëjtën rëndësi dhe se përherë e shënojnë në mënyrë institucionale. “Ideja për shënimin e Ditës ndërkombëtare të grave lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik, kur për shkak të kushteve të rënda të punës shpesh organizoheshin protesta. Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork. Punëtoret e tekstilit protestonin për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote”, theksoi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. Ai tha se është kënaqësi që sot artistet shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut na bëjnë krenar gjithkund nëpër botë. “Hapja e Universitetit të Tetovës në vitin 1994 dhe krijimi i Fakultetit të Arteve krijoi një moment të ri për artistet shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lufta e vitit 2000, ashtu siç imponoi përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, detyrimisht që krijoi një proces paralel të përfaqësimit të femrës shqiptare në institucione.

Sot, femra shqiptare është e pranishme në të gjitha segmentet e ekzekutivit dhe të qeverisjes, është përfaqësuese legjitime në Parlamentin, në qarqet akademike dhe realisht, këto 20 vitet e fundit është bërë shumë punë e mirë, por sfidat e së ardhmes janë të përbashkëta dhe ne bashkërisht do të sfidojmë çdo pengesë dhe do të punojmë bashkë për të eliminuar çdo lloj padrejtësie, deri në krijimin e një ambienti mos diskriminues, dhe krejt për fund, dëshiroj që t’ua uroj këtë ditë të shënuar, të ju uroj shëndet dhe suksese në jetë”, tha Valmir Aziri.

Në këtë ngjarje eksperiencat e tyre jetësore i rrëfyen edhe shumë emra të njohur të kulturës shqiptare, në mesin e të cilave, sopranoja e operës shqiptare Edit Mihali, profesoresha e muzikologjisë Zana Shuteriqi, pianistja Rudina Ciko, aktorja strugane Ilire Vinca, prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, Prof. Inord. Jëlldëz Asani, profesoresha e Fakultetit të Arteve, Prof. Inord. Arjana Koriu – Grubi, si dhe dirigjentja e parë femër shqiptare në Maqedoni Agona Çupi.

Në kuadër të këtij manifestimi u realizua edhe një program artistik, ku performuan artistët: Besiana Mehmedi, Pranvera Hoxha, Alba Muçolli, Nita Grubi, Zana Zumeri dhe Flamure Abdullahu.

Për panelistët dhe artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet Rektori i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili, në shenjë respekti për kontributin e tyre u ndau nga një mirënjohje, kurse grave të tjera pjesëmarrëse në këtë manifestim iu ndanë lule.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Letra e 19 kongresmenëve drejtuar Blinken për Ballkanin, si reagoi Departamenti i Shtetit

Story i radhës

Blegtorët shpallin falimentin, po detyrohen të therin lopët e qumështit. Të mërkurën protestë te Kryeministria

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë