Blegtorët shpallin falimentin, po detyrohen të therin lopët e qumështit. Të mërkurën protestë te Kryeministria

Zinxhiri i rritjes së çmimeve ka goditur rëndë blegtorinë. Kreu i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, Ervin Resuli, teksa ka publikuar listën e re të rritjes së çmimeve për lëndët e para ushqyese për blegtorinë, thotë se kjo e fundit sot shpalli falimentin.

Të vënë në vështirësi, ai thotë se blegtorët po therin lopët e qumështit.

Ndërkohë të mërkurën është njoftuar një protestë para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve që nuk ndalen në orën 17:00.

Postimi në facebook:

ZYRTARISHT
Sot në Shqipëri Blegtoria shpalli falimentin .
1kg Bërsi Soje—————->1300lek/kg
1kg Misër kokërr ————>500lek/kg
1kg Elbë————————–> 550lek/kg
1kg Jonxhë e that———–>500lek/kg
1kg Bar i that——————>300lek/kg
1kg Sillazh Misri————–>150 lek/kg
1kg Sillazh Pranveror——->100lek/kg
1liter Naftë———————–>235lek/litri
1 liter qumesht duhet të shitet 700 lekë minimumi nëse nuk duhet të theren më lopet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në Ditën ndërkombëtare të gruas, UT organizoi tribunën e muzikologjisë

Story i radhës

Kosova kërkohet të punoj brenda dhe jashtë me një plan taktiko-strategjik

Të fundit nga