Ndërgjegjësim nacional:
Rugova prijës i Lidhjes nacionale dhe i filozofisë politike autentike!
Levizja Nacionale e Dardanisë Antike-Kosovës, për liri e pavarësi, e fund shekullit XX dhe fillim shekullit XXI, shkrin dhe ngërthen në vete dy krahë të veprimit aktiv nacional-politik për t’realizuar aspiratën shekullore, nacional-historike për çlirim dhe pavarësim nga pushtimi i egër shekullor serbo-sllav;
Këta dy krahë të po t’njëjtës levizje ishin:
– Politika paqësore aktive, dhe
– Rezistenca e armatosur.
E para:
Përgaditi, artikuloj dhe shtroj rrugën e lirisë duke bërë për vete aleancën veri-atlantike (NATO) n’krye me Amerikën, derisa;
E dyta:
Përshpejtoj çlirimin duke pasur në krah Amerikën n’krye të NATO-së…!
Pa t’parën ; Kosova nuk do të çlirohej dhe bëhej kurr e lirë, dhe aq më pak të ishte Atdhe i shqiptarëve, derisa;
Pa t’dytën, liria dhe çlirimi do shtyhëshin n’kohë dhe pa sigurinë që ajo do vije.
Edhe njëra, edhe tjetra, janë anë të po t’njëjtës medalje, por që mban vulën e Rugoves.
N’krye të kësaj levizje autentike shqiptare, ishte Presidenti historik Rugova, përkatësisht, Babai i Kosovës së lirë dhe t’pavarur…!
Konkretizimin, kapitalizimin, materjalizimin dhe realizimin n’vepër të kësaj aspirate & kauze nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës, e bënë SHBA-të n’krye të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), duke e kurorëzuar lirinë tonë më çlirimin e Kosovës me 12 qeshor 1999.
Kjo s’do arrihej kurrë, pa misionin e misionarit, Ibrahim Rugova.