Në Dardani ka pasur shumë kisha katolike dhe ortodokse shqiptare

min lexim

Shumica nga ato janë rrënuar nga pushtuesit e huaj, veçanërisht ato katolike, ato ortodokse janë përvetësuar nga serbët pas okupimit serb të Kosovës.

Por, nuk duhet harruar se historia na mëson ca të vërteta të cilat për fatin e keq ia kemi dorëzuar harresës.

Fjala është se, ca kisha katolike shqiptare pas okupimit serb të Kosovës – Dardanisë së dikurshme janë shndërruar në kisha dhe manastire ortodokse-serbe.

Këto ngjarje të pa drejta ndaj monumenteve të kultit të popullatës shqiptare e kanë rrënuar të vërtetën historike shqiptare, nga e cila shqiptarëve të Kosovës u janë mohuar pasuri të mëdha dhe tepër të rëndësishme të kulturës materiale dhe shpirtërore kombëtare.

Tani, ka ardhur kohë që pas çlirimit të Kosovës-Dardanisë së dikurshme ca pa drejtësi historike të korrigjohen dhe e vërteta të vendoset aty ku duhet dhe e ka vendin.

Në Kosovë, në të gjitha ato vendbanime në të cilat ekzistojnë themelet e kishave të dikurshme katolike shqiptare, këto kisha të restaurohen, sepse kjo është në interes të së vërtetës historike të autoktonisë shqiptare jo vetëm të mënyrës së besimit, por edhe ekzistencës të shqiptarëve në këto hapësira para dyndjeve sllave për të ardhur në Ballkan.

Gjurmët e themeleve të kishave katolike, që duhet të restaurohen sa më parë gjinden në këto vendbanime në Kërvasari dhe Lladrovc, të komunës Malishevës.

Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, duhet të ndaj mjete dhe ta merrë seriozisht që sa më parë t’i restaurojë të gjitha ato kisha katolike themelet e të cilave hasën në të gjitha vendbanimet e Kosovës, e jo vetëm në lokalitetin e fshatit Krvasari dhe Lladrovc, të komunës së Malishevës, sepse një angazhim i tillë për të ndërhyrë i Ministrisë së kulturës te ne, është në interesin kombëtar, historik dhe politik të popullit shqiptarë të Kosovës dhe përligj orientimin e tij kulturor dhe të civilizimit evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjen reagimi i parë i Dua Lipës pas rikthimit të “Sunny Hill” në Prishtinë

Story i radhës

Investitori i Dogecoin padit Musk në gjykatë, kërkon 258 miliardë dollarë

Të fundit nga