Në Brazil homazhe e lot në nderim të gjeniut të futbollit Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele

min lexim

Sot, në spitalin Sao Paulo të Brazilit ka ndërruar jetë Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele.

Ai përveç që arriti zenitin me kombëtaren e Brazilit arriti të jetë edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

Pele lindi më 23 tetor 1940,në Tres Coraçoes të Brazilit. Ai si fëmijë i një lojtari profesionist karrierën sportive e nisi në skuadrën FC. Bauru, ku qëndroi deri në vitin 1956.

Edson Arantes do Nascimento-Pele famën prej gjeniu të futbollit do ta mbërrijë në Klubin e njohur brazilian FC. Sao Paulo. Ai me këtë skuadër do ta fitojë titullin e më të mirit në Brazil, gjatë viteve 1958,1960,1961,1962,1964,1967,1968 dhe 1974. E, më 1968 edhe Kupën e këtij vendi.

Falë lojës si tij magjepse adhurues dhe ekspertë të futbollit nisën të pyesin “se a është lindur Pele për futbollin apo futbolli është projektuar enkas për te”

Pele njohurit e tij prej futbollisti gjenial do t’i shfaq edhe më 1958 në Kampionatin Botëror të mbajtur në Suedi.

Ai ende pa i mbushur të 18-tat,në ndeshjen finale do t’i shënojë dy gola sa të bukura aq edhe të rëndësishme kundër kombëtares suedeze.

Brazili në praninë e 50mijë shikuesve e mund Suedinë në Stokholm me rezultatin 5-2, dhe kështu bëhet fitues i trofeut më të çmuar-Kupës së Botës.

Me legjendarin Pele kombëtarja e Brazilit me trofeun e më të mirit në botë do të stoliset edhe më 1962 dhe 1974.

Pele me kombëtaren e Brazilit do të dalë fitues edhe i Kupës së Amerikës së Jugut në vitet 1961 dhe 1962. E, më 1962 edhe i asaj interkontinentale.

Pele në pozitën e sulmuesit me fanellën e kombëtares braziliane është paraqitur 84 herë dhe ka shënuar hiç më pak se 85 gola.

Golin e tij të njëmijtë Pele e shënon më 19 nëntor të vitit 1969 në prezencën e 200mijë shikuesve të tubuar nga i gjithë Brazili në stadiumin gjigant Marakana të Rios.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Lidhja e internetit u ndërpre në disa pjesë të Ukrainës për shkak të sulmeve ruse

Story i radhës

Mos përsërisni të njëjtin gabim me Vuçiqin

Të fundit nga