Dy ditë grevë e “edukatorëve“ të brezave të reja, kundër Qeverisë së zgjedhur nga populli, si njëri ndër themeluesit e BSPK-së, ndihem i zhgënjyer
Lexuesve dhe opinionit të gjerë do t’i lutesha që mos të ma marrin si pa modesti nëse në këtë rrëfim e lakojë emrin tim si pjesëmarrës në këto zhvillime.
Nëse mund të them ashtu rreth gjenezës dhe veprimtarive sindikale nën kushtet e suspendimit të Autonomisë së vitit 1974 si nivel sadopak i avancuar, por nën okupimin pothuajse në kushtet e shtetrrethimit.
Në vitin 1989 kur u suprimua Autonomia me dhunë e ashtuquajtur “Autonomi e tankeve”, filloi presioni psiko-fizik, së pari ndaj punëtorëve në organizatat punuese duke i larguar të gjithë ata të cilët, nuk e nënshkruanin deklaratën e përgatitur nga pushteti okupues i Millosheviqit në të cilin kërkohej pranimi i Serbisë si shtet legjitim nga ana e komuniteti shqiptar dhe të tjerët gjë që nga ana e shqiptarëve, kategorisht u refuzuar. E kjo, konsistoi me largimin nga puna duke ua mohuar të gjitha të drejtat qoftë edhe ajo e ankimimit, por, kujt, sipas asaj, “Kadia të dënon, kadia të gjykon”.
Isha njëri prej drejtorëve të KNI-së” Ramiz Sadiku” ku mbi 70% të punësuarve ishin shqiptar, shumica në ndërtimtari si punëtor krahu, por, dhe në administratë.
E refuzova një deklaratë të tillë, që ndër të parit mu dha vendimi për largim nga puna më arsyetim cinik, tepricë teknologjike qe nuk konsiston me asnjë logjik pasi drejtori nuk mund të kualifikohet si tepricë, përderisa, të gjitha kategoritë e profesioneve, hipotetikishtë mund të ndodhe.
Por, u shpreh një vetëdije e lartë të punëtorët të cilët u larguan masovikisht nga puna dhe, thjeshtë mbetën në rrugë më një gjendje të rëndë materiale ku edhe menjëhere filluam më mbledhjen e ndihmave të të gjitha llojeve, ku popullata tregoi një humanitet të paparë nga Dardania, nga diaspora dhe veçanërisht nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë së atëhershme të të gjitha llojeve, nga ato financiare, ushqimor, veshmbathje e të tjera, në rrethana të jashtëzakonshme të penguar e të përcjellë nga regjimi okupues.
Në një tubim të mbajtur në Pallatin e Rinisë nga ana e punëtorëve të KNI-së i cili aso kohe kishte të punësuar afro 8000, filloi debati se si të organizohen për t’i rezistuar regjimit okupues por, në rendë të parë të sigurohet ekzistenca për të gjithë të larguarit nga puna.
Atë natë, unë nuk isha prezent pasi e kisha caktuar një takim me Shoqatën e zejtarëve të Pejës të cilët shprehen gatishmërinë për ndihma, nën udhëheqjen e kryetarit të aso kohe, zotit Muharrem Burri, tani ndjerë.
Në ndërkohë, në atë tubim siç me informuan kishte marrë pjesë zoti Veton Surroi i cili edhe u propozoi punëtorëve që t’i formojnë Sindikatat e Pavarura të Punëtorëve të “Ramiz Sadikut”, ashtu edhe ndodhi.
Pastaj, u formua Këshilli Nismëtar për themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Dardanisë(Kosovës) anëtar i të cilit isha edhe unë pasi kisha një përvojë të gjatë sindikale, në krye të të cilit u zgjodh Profesor Dr. Hajrullah Gorani(tani i ndjerë), i cili si i burgosur politik, nëse nuk gaboi i Goli Otokut, mbante një qëndrim të pa luhatshëm në mbrojtjen e punëtorëve dhe organizimin sindikal në tërë territorin e Dardanisë( Kosovës) me degët e sajë si formë praktike e zhvillimit të aktivitetit sindikal.
Më pastaj filluam me përgatitjet e mbajtjes së Kongresit të Bashkimit të Sindikatave të Dardanisë(Kosovës), për herë të parë pasi, sipas Kushtetutave të Republikave dhe Krahinave, të drejtën në kongrese e kishin vetëm republikat ndërsa, Krahinat Autonome, Vojvodina dhe Dardania( Kosova), e kishin të drejtën e organizimit te Konferencave.
Vendosem që me gjithë kundërshtimet dhe peripecitë dhe pengesat në të cilat do të hasim, që këtë tubim ta emërtojmë, Kongres.
Diskutuam se ku do të duhej të mbahej Kongresi i parë në historinë e Dardanisë (Kosovës).
Në aspektin e historisë se punëtorëve, do të ishte Mitrovica( historiku i minatorëve dhe kontributi i tyre).
Në aspektin kombëtar, duhej të ishte Prizreni, historia kombëtare e Lidhjes së parë të Prizrenit.
Në aspektin e shtetësisë në të cilin aludonim, duhej të ishte Kryeqyteti, Prishtina.
Okupatori, nuk e di se si ka ardhur deri të këto informata, por, ishin pengesë dhe ne fund, në bazë të gatishmërisë në bisedime më strukturat e Gjakovës, u orientuam që Kongresi të mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshie”, me 30 qershor dhe 1 korrik të vitit 1990, për cak meritë për përgatitjet teknike e të tjera, u shkojnë gjakovarëve ku u organizuan për dy ditë e një natë.
Gjatë seancës se Kongresit, Pallati “Asim Vokshi” ishte i rrethuar me 250 polic të armatosur, referuar nga radiolidhjet të cilat dëgjoheshin nga Delegatët dhe qytetarët përderisa bëheshin gati të hyjnë në sallë dhe vërehej prezenca e tyre.
Në Kongres, përpos Delegatëve, të ftuar ishin edhe të burgosurit politik, të internuar, të maltretuar, intelektualë, shkrimtarë e personalitete me peshë të lëvizjeve kombëtare.
Në Kongres nga SHBA-t, merrte pjesë Eva Brendley, aktiviste për të drejtat e njeriut, bashkë me qenushin e saj që pasi nuk shihte, bashkë me përcjellësen e sajë por e shoqëruar edhe nga zonja Luljeta Pula, qëndroi gjatë gjithë seancës dy ditore.
Ishte zgjedhur edhe Kryesia e Punës se Kongresit pjesë e së cilës në panel isha edhe unë.
Në ditën e dytë të Kongresit, ndodhi ajo qe edhe e pritnim, arrestimi i Profesor Goranit nga shefi i policisë i cili edhe udhëhiqte me eskortën e policë.
U arrestuar Profesor Gorani dhe u dërguar në një nga zyrat e Pallatit, përderisa ne e vazhduam punën por, ditën e dytë u deshtë ta përfundojmë sepse situata sa vinte e përkeqësohej.
Zonja Brendley, pasi e hetoj se diçka ndodhi, pyeti se q’ndodhi dhe kur i treguam, i shkuan lotët.
Në punimet e ditës së dytë, e propozuam Profesor Goranin për Kryetar të BSPK-së i cili u zgjodh me aklamacion dhe duartrokitje frenetike, që u pranua nga të gjithë delegatët.
Regjimi e kishte frikën por, edhe në një mënyrë tentonte të na futet në kurth se gjoja, do të shpallim Republikën, gjë qe, po të tentohej një gjë e tillë do të ishte gabim fatal sepse, sindikatat nuk shpallin republikë.
Menjëherë u ngjita lart ku ishte prof. Gorani dhe policët më ndaluan përderisa u tregoi së është në udhëheqësi dhe, iu drejtova Profesorit me urime për zgjidhjen e tij në krye të BSPK-së dhe policet i informova se përfunduan punët e Kongresit.
Pasi ishim në koordinim të veprimeve politike, me 30 qershor dhe 1 korrik, u mbajt Kongresi i BSPK-së, me 2 korrik u aprovuar Deklarata Kushtetues, jashtë Parlamentit pasi nuk u lejuan Delegatët të hynë në sallë.
Edhe këtu, ishte prezente Eva Brendley.
Pastaj, filluan veprimet sindikale si, greva e urisë 24 orshe në Pallatin e Rinisë të cilën sipas propozimit të Sindikatave te KNI “Ramiz Sadiku” i drejtova dhe i mbikëqyra deri në përfundim.
Greva e 3 shtatorit 24 orëshe ku pothuajse se e tërë Dardania ishte e mbyllur, isha pjesë e Këshillit grevist ku u strehuam në një banesë në Breg të Diellit dhe përmes aktivisteve i përcillnim zhvillimet pasi ishim nën përcjelljen e policisë.
Kjo grevë u mbajt para 7 shtatorit ku u mbajt Kuvendi i Kaçanikut ku edhe u aprovua Kushtetuta e ashtuquajtur, Kushtetuta e Kaçanikut.
Ky, është një evokim në pika të shkurta duke përshkruar disa nga aktivitetet të cilat nuk ishin të lehta.
Në ndërkohë, Profesor Gorani u arrestua dhe u burgos në burgun e Smrekovnicës, ndërsa më parë ishte caktuar një takim më bashkatdhetarët në Zvicër në Lozanë në “Pallatin e Princave” ku Profesor Gorani e dërgon porosinë që unë të shkojë në vend të tij, ashtu edhe ndodhi.
Pasi gjendem në SHBA gati 32 vite, unë u kërkojë falje edhe lexuesve por edhe aktivistëve e udhëheqësve sindikal që nuk i përmenda në këtë shkrim në 32 vjetorin e grevës gjenerale që mund të ketë edhe ndonjë jo vetëm e pa thënë por edhe ndonjë lëshim, qe do t’u jam mirënjohës të gjitha atyre që përmes reagimeve të më përmirësojnë sepse kalojë një kohë e gjatë dhe me siguri shumë gjëra kanë kaluar nga mbamendja.
Në një shkrim timin më 1 shtator me rastin e grevës të organizuar nga një pjesë e BSPK-së, e titullova: “Definitivisht grevë politike e jo sociale”.
Ashtu mendova sepse, sindikatat, as nuk mund e duhen të jenë bisht i pushtetit e lere ma të partive politike te cilat për interesa të tyre, janë në gjendje e qe u zbuluan vet, të bëhen “ndihmaqar” kundër pushtetit i cili, duhet t’i zbatoj ligjet ndërsa sindikatat para së të vendosin për hapa të këtillë është deshtë të bëjë analiza e konsultime të ligjeve në fuqi dhe të Konventave Ndërkombëtare të cilat i rregullojnë marrëdhëniet, punëdhënës- sindikata, me organizimin qendror sindikal, duke mos u nënshtruar por, për këtë duhet të kesh forcë financiare për ta shantazhuar pushtetin sikur në perëndim kur, jenë në gjendje t’i kompensojnë punëtorët për ditët të humbura gjatë qëndrimit në grevë.
Zotëriu në krye të kësaj dege të sindikatës, sa dukët ka qenë i mishëruar më ish pushtetin, prandaj edhe ka dështue, ku kjo degë e Sindikatës por edhe në krye të BSPK-së të Dardanisë duhet të behet një analizë, më ç’rast, zoti Rrahman Jashari, nëse nuk jep dorëheqje, atëhere duhet të shkarkohet kurse, të hënën të fillojë mësimi në të gjitha shkollat ashtu sikur ka deklaruar Presidentja e vendit.
Të hënën, nxënësit të kthehen në bankat shkollore, e mësuesit në klasa.
Të fillohet për herë të parë me Abetaren unike, që do të duhej të ishte ditë feste për nxënës dhe prindër.