Në 32-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, politikanët paralajmërojnë ndarje të reja

min lexim

Politikanët gjermanë festuan sot 32-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, por paralajmëruan se uniteti nuk duhet të merret si i mirëqenë mes një mori sfidash bashkëkohore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier ishin në mesin e të ftuarve në ceremoninë zyrtare në qytetin lindor të Erfurt, në shtetin federal të Turingisë.

Baerbel Bas, presidente e Dhomës së Ulët të Parlamentit gjerman, Bundestag dhe kryeministri i Turingut Bodo Ramelow, presidenti i Dhomës së Epërme, Bundesrat, folën me ankth në ceremoninë në shtëpinë e operës në Erfurt.

Bas tha se dallimet midis ish-Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore ekzistojnë ende, në mes të rritjes së ndjenjës antiqeveritare në ish-lindjen komuniste.

“Mënyra se si e trajtojmë njëri-tjetrin në thelb përcakton forcën e vendit tonë. Unë dua më pak zemërim dhe më shumë respekt, më pak komandim dhe më shumë kuriozitet, më pak paragjykime dhe më shumë ndjeshmëri,” tha Bas, një socialdemokrate e rritur në Gjermaninë Perëndimore.

“Diskutimet demokratike çojnë në zgjidhje, por mirëkuptimi dhe respekti nuk mund të lulëzojnë në një atmosferë toksike,” shtoi ajo.

Protestat u mbajtën në shumë vende në Gjermaninë Lindore në Ditën e Unitetit Gjerman. Një numër i madh policësh në Erfurt parandaluan shfaqjen e problemeve.

Protestuesit shprehën zemërimin për inflacionin, luftën në Ukrainë, masat epidemiologjike për shkak të koronavirusit dhe politikat e tjera të qeverisë së kancelarit Scholz.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha në një mesazh se Gjermania është bërë një aleat i qëndrueshëm i NATO-s dhe një udhëheqës global me ndikim.

“Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë një partner kaq të fortë në përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe institucionet që kanë garantuar paqen dhe sigurinë për gati tetë dekada,” tha Blinken, i cili përgëzoi Gjermaninë për Ditën e Unitetit.

Story i mëparshëm

​Sensacioni i Serie A shënoi fitoren e gjashtë radhazi

Story i radhës

​Kardashian do të paguajë mbi 1 milion dollarë për shitjen e paligjshme të valutave digjitale

Të fundit nga