Me tone të ashpra kreu i PL-së Ilir Meta këmbënguli në Partinë e Lirisë ka nepotizëm. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizimin.
Ai u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendose kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.
“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin. Ne këtu kemi shumë raste të nepotizmit në Lezhë zoti Viktor që të thashë 10 herë”, tha Meta.
“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim”, tha kreu i PL.