Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani tregoi një histori nga e kaluara e tij, për vrimat që kishin në dyert e oborreve të shtëpive, duke thënë se gjatë gjithë kohës shihnin se çfarë bëhej brenda, se mos bënin plane kundër shtetit, transmeton TV21.

Ai tutje tha se nuk kanë pasur të drejt të shkruajnë as emrin me shkronja latine dhe shtoi se kanë qenë të nënçmuar dhe përjashtuar por tha se me beteja kanë arritur të institucionalizojnë dinjitetin e popullit.

“Por shtresë pas shtresë, betejë pas beteje, kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë. Pastaj flamuri. Unë nuk dua ta përmend se më hidhërohen këta shokët tanë në Kosovë por ne jemi shteti i vetëm në botë që kemi zyrtarizuar flamurin që është zyrtarë edhe në në shtet tjetër. Në Kosovë, flamuri kombëtar nuk mund të përdoret zyrtarisht, këtu dënohesh nëse nuk e përdor”, tha Osmani.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Zëvendësministri i Drejtësisë: Grenell, aleati i disa partive në Kosovë, po e mohon gjenocidin serb

Story i radhës

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit”- Kryetari i PL: Nuk do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Ilir Meta

Të fundit nga