ndryshon dinamika e ngjarjes policia arreston drejtuesin e mjetit qe ra ne perrua sepse nuk i dha ndihme pasagjerit 69621dd6a173d

Ndryshon dinamika e ngjarjes, policia arreston drejtuesin e mjetit që ra në përrua, sepse nuk i dha ndihmë pasagjerit

January 10, 2026
1 minut lexim

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24 vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy motra futen ne shtepine e big brother vip kosova suanita dhe aurora rrusta hyjne si nje banor i vetem 69620b3205e15
Lajmi i mëparshëm

Dy motra futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Suanita dhe Aurora Rrusta hyjnë si një banor i vetëm

barcelona e merr vendimin rreth rashfordit 69621e359923d
Lajmi i radhës

Barcelona e merr vendimin rreth Rashfordit

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në

Fillon sherri pas ndeshjes

Fitorja 2:1 e Aston Villas ndaj Tottenhamit në raundin e tretë të FA Cup nuk përfundoi vetëm me fishkëllimën e fundit, pasi në fund të ndeshjes pati tensione dhe një përplasje mes
ShkoLartë