Ndryshimet kushtetuese janë dorëzuar në qeveri – ja kur do të shqyrtohen!

July 12, 2023
1 minut lexim

Propozimi për ndryshime kushtetuese është dorëzuar në Qeveri, ku pasi të shqyrtohet në njërën nga seancat e ardhshme, por jo më vonë se fundi i këtij muaji, siç përcjell KlanM, do të dorëzohet në Kuvend. Kështu sot njoftoi kryeministri Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Sipas Kovaçevskit, ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nën diktat të askujt, siç pretendojnë nga opozita maqedonase. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë pjesë e obligimeve të përcaktuara në Kornizën negociuese që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Kuvend pa asnjë votë “kundër”.

“Ndryshimet kushtetuese janë votë për BE-në dhe për vazhdimin e rrugës evropiane. Për herë të parë kemi një situatë ku vetoja nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Të gjithë kanë të drejtë të izolohen, madje edhe të izolojnë një pjesë të partisë së tyre politike, por nuk kanë të drejtë të izolojnë shtetin. Retorika e tyre, e zhurmshme për një vit të tërë, pushoi së ekzistuari në ditën e takimit të liderëve. U pranuan të gjitha kushtet e kreut të opozitës. Pastaj, ndoshta nën një presion, të brendshëm apo nuk e di çfarë, ai reteroi qëndrimet e tij”, deklaroi Kovaçevski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dinamo ankohet në FFK: Kjo është padrejtësi, jemi të tronditur!

Story i radhës

Përplasen Haxhiu e Krasniqi: “Je matrapaz asgjë më shumë” – “S’të lejoj me shpif”

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë